Thirrje për shprehje të interesit: Kompani për video dhe fotografi

Termat e referencës

Për: Prodhimi i videove të shkurtra dhe fotografi me rezolucion të lartë për “Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve” pjesë e projekti “Vullnetarizmit për Rininë dhe Ndërtimin e Kapaciteteve të Sektorit Privat” të mbështetur nga Zyra e UNICEF në Kosovë.

  1. Për Organizatën

LENS është një organizatë joqeveritare e vendosur në Prishtinë, Kosovë që synon të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë dhe të rrisë cilësinë e jetës përmes promovimit të teknologjisë moderne, inovacionit dhe qasjes më të mirë ndaj informacionit. “Vullnetarizmi për Rininë dhe Ndërtimin e Kapaciteteve të Sektorit Privat” përkrahur nga Zyra e UNICEF në Kosovës, është një projekt që synon të forcojë dhe kultivojë më tej vullnetarizmin mes të rinjve, si një qasje ndaj ngritjes së aftësive të rinjve ndaj kërkesave moderne të tregut. Ky projekt bashkon të gjithë aktorët dhe shërben si një urë lidhëse midis të rinjve dhe subjekteve që ofrojnë mundësi për ta.

Një nga aktivitetet kryesore të projektit është ngjarja që shënon “Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit” dhe bashkon deri në treqind (300) të rinj nga e gjithë Kosova për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e vullnetarizmit.

  1. Qëllimi i shërbimit

Qëllimi i përgjithshëm i këtij shërbimi është prodhimi i materialeve mediatike; video të shkurtra të përfituesve dhe palëve të interesit, që promovojnë përfitimet e të qenit vullnetar/e dhe me rezolucion të lartë që mund të përdoren në platforma të ndryshme komunikimi para dhe pas ngjarjes.

  1. Metodologjia

Kompania e zgjedhur do të kryejë detyrat e mëposhtme:

  • Zhvillimi i konceptit dhe skenarëve të videove në bashkëpunim me ekipin e LENS
  • Mbulimi i plotë i ngjarjes; fazat e përgatitjes, ngjarjen dhe fundin e eventit(fotografia)
  • Krijimi i videove të shkurtra siç është rënë dakord me ekipin e LENS
  • Krijimi i intervistave të përshtatshme të shkurtra me donatorët, përfituesi dhe palët të interesit
  • Fotografitë me cilësi të lartë para, gjatë dhe pas ngjarjes.
  • Editimi i videove brenda afatit kohor të caktuar.
  • Përmbushja e kërkesave të donatorëve
  1. Rezultatet e pritura
  • Xhirimi dhe editimi i videove;
  • Të drejtat e përdorimit të plotë për muzikë (ose muzikë për të cilën është dhënë e drejta e autorit);
  • Deri në pesë (5) klipe të prodhuara plotësisht me gjatësi afërsisht 60 deri 120 sekonda në rezolucion 1080p (HD), që synojnë ndarjen me audiencën kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë institucionet qeveritare, OSHC-të, palët e interesuara lokale, komunitetet lokale si dhe audiencë ndërkombëtare.
  1. Kapacitetet/ aftësitë e kërkuara

Më poshtë janë aftësitë minimale që kërkohen për ekzekutimin e duhur të fushës së mësipërme të punës:

  • Ka burimet e nevojshme njerëzore dhe teknike të kualifikuar për të përfunduar detyrën brenda afatit të caktuar me profesionalizëm të lartë.
  • Kapacitetet për të zhvilluar materiale me cilësi të lartë.
  • Kreativiteti për të kryer detyrë.
  • Sigurimi i transportit për ekipin dhe pajisjet e filmimit në vende të ndryshme brenda Kosovës.
  1. Pranueshmëria
  • Përvojë e gjërë dhe e vërtetuar në prodhimin dhe redaktimin e videove me cilësi të lartë.
  • Kapacitete të shkëlqyera teknike.
  • Përvojë me organizata joqeveritare dhe agjenci ndërkombëtare.
  • Në gjendje të punohet nën presionin e kohës.
  1. Pagesa

Pagesat do të bëhet në dy këste:

  • 30% pas dorëzimit të planit të punës, orarit të xhirimit dhe skenareve.
  • 70% pas dorëzimit dhe aprovimit të materialit.
  1. Aplikimi

Aplikantët/ kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë portofolion dhe ofertën për shërbimet e kërkuara jo më vonë se 18 nëntor  2019 në info@ngolens.org