Thirrje për pjesëmarrje në laboratorin e ndërmarrjeve sociale!

Organizata LENS ju bën thirrje të gjithë ndërmarrësve të rijnë dhe organizatave të cilat operojnë nën principet e ndërmarrjeve sociale që të aplikojnë në programin përshpejtues apo laboratiorin e ndërmarrjeve sociale, i cili do të mbahet nga data 12 deri 16 nëntor 2018 në Prishtinë.

Laboratori i ndërmarrjeve sociale do të zhvillohet në partneritet me Uncharted dhe është përkrahur nga organizata People in Need.

Ky program do të përbehet nga 5 ditë punëtori aktive:

Dita 1: Orientimi i ndërmarrësve, krijimi i vlerës dhe pozicionimit në treg

Dita 2: Krijimi i prototipit

Dita 3: Krijimi i rrjetit profesional (së bashku me mentor),

Dita 4:  Planifikimi strategjik

Dita 5: Takimi me mentor, prezantimi i punës

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha entitetet të cilat operojnë nën principet e ndërmarrjeve sociale operojnë nën një kauzë shoqërore dhe plotësojnë njërin nga kriteret më poshtë:

  • Ndërmarrjet të cilat kanë zhvilluar një ide biznesi, kanë zhvilluar produktin, mirëpo nuk janë duke operuar në nivel më të gjerë të tregut
  • Ndërmarrjet të cilat kanë përvojë në ofrimin e shërbimeve të caktuara, mirëpo nuk kanë strategji të gjenerimit të profitit nga ky shërbim
  • Ndërmarrjet të cilat janë duke gjeneruar të hyra nga programi i tyre, mirëpo nuk kanë ndonjë strategji të qartë të rritjes

Për të shprehur interesimin tuaj për pjesëmarrje në këtë program, duhet të plotësoni formularin e aplikimit:  https://bit.ly/2M4h4Vw

Aplikimet mund të bëhen deri me datën 30 shtator 2018, ndërsa aplikuesit do të njoftohen për  përzgjedhje më së largu deri me datën 15 tetor 2018.