Thirrje për oferta ne procedurë te reduktuar

Qëllimi: OJQ Lens është dukë kërkuar bashkëpunëtor për realizimin e një ueb faqeje të cilën do ta përdorë për qëllime të projektit Grassroot Action Support – GRAS të financuar nga Zyra e BE në Prishtinë dhe të implementuar nga IKS, Lens dhe FES. Të drejtë aplikimi kanë personat juridik të regjistruar në përputhje me legjislacionin në Kosovë, si dhe persona fizik që do të angazhohen si konsulentë të jashtëm.

Përshkrimi i punës: Në përputhje me rregulloret e brendshme te organizatave zbatuese dhe me rregullat e përgjithshme të donatorëve, kërkojmë oferta financiare nga persona fizik apo juridik me qëllim të realizimit të ueb faqes, duke përfshi koston e punës, mirëmbajtjen dhe të gjitha shpenzimet tjera që munden të rrjedhin për periudhën e kohëzgjatjes së projektit deri me 31 dhjetor të vitit 2020. Hostingu dhe domain-i do të mbulohen nga Lens.

Rregulla: Oferta më e lirë nga ofertuesi më i përshtatshëm do të përzgjidhet, përparësi do të jetë demonstrimi i një njohurie mbi-mesatare për punën e OJQ-vë si dhe përdorimi i open-source sistemeve.

Udhëzime: Ju lutemi të vizitoni zyrat e Lens në Prishtinë për të plotësuar formularin dhe dorëzu ofertën. Ofertat pranohen nga data 05.02.2018 deri me 15.02.2018, ditëve të punës, paradite nga 10:00 deri 12:00.