Ftesë për shprehje interesi – Zhvillimi i kurikulës trajnuese

Njoftim: Është shtyer afati. Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na shkruani në e-mailen info@ngolens.org, deri më 20 nëntor 2019.

Projekti “Vetëpunësimi dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini” është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Mali i Zi Kosovë 2014-2020. Projekti synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të të rinjve të papunë në regjionin kufitar Mal të Zi dhe Kosovë në lidhje me perspektivat e tyre të vetëpunësimit në ekonominë digjitale.

Ky projekt që po zbatohet nga Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid, Shoqata për Teknologji – Lens, Qendra Liberale Demokratike dhe Qendra e Aftësive Kreative, po kërkon të angazhoj një ofrues shërbimit me përvojë për aktivitete specifike të këtij veprimi.

LENS fton ofruesit e kualifikuar për të aplikuar për shërbimin e mëposhtëm:

  1. Ofrimi i shërbimeve për kurikulë trajnuese dhe zhvillimin e programit

Ne jemi në kërkim për ofertues me përvojë me qëllim zhvillimin e një programi trajnues i cili do të përbëhet nga 5 kurrikula në fushë specifike të arsimit: Kodimi dhe Përshtatje/Personalizim të Ueb Faqeve; Marketing Digjital; Elektronikë / 3D Printim; Fotografi; dhe Dizajn Grafik.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na shkruani në e-mailen info@ngolens.org, deri më 20 nëntor 2019 për të pranuar udhëzimet për aplikim the termat e referencës.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Çdo individi i sigurohet mundësi e barabartë, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, mosha, orientimi seksual, origjina kombëtare ose etnike, aftësia e kufizuar, statusi martesor, statusi i veteranëve ose ndonjë kushti tjetër i pabarabartë.


Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian. Artikulli u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.