Ftesë për shprehje interesi – Shërbime të përkthimeve simultane

LENS fton ofruesit e kualifikuar për të shprehur interesimin për ofrimin e shërbimeve si në vijim:

  1. Përkthime simultane në gjuhët: shqip – serbisht dhe anasjelltas – Ne jemi në kërkim për ofertues me përvojë që janë në gjendje të ofrojnë shërbime të përkthimeve simultane për aktivitetet si trajnime dhe punëtori.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na shkruani në e-mailen info@ngolens.org, deri më 18 shtator 2020 për të pranuar udhëzimet për aplikim dhe termat e referencës.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Çdo individi i sigurohet mundësi e barabartë, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, mosha, orientimi seksual, origjina kombëtare ose etnike, aftësia e kufizuar, statusi martesor, statusi i veteranëve ose ndonjë kushti tjetër i pabarabartë.

Ky aktivitet realizohet si pjesë e projektit “Vetëpunësimi dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Projekti realizohet ne regjionin kufitar Mali i Zi – Kosovë. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen në tregun e punës për të rinjtë dhe të inkurajojë grupet e rrezikuara sociale për të marrë pjesë në shoqëri. Zbatohet nga Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid, Shoqata për Teknologji – Lens, Qendra Liberale Demokratike dhe Qendra e Aftësive Kreative.

Artikulli u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.