Ftesë për shprehje interesi – Organizim të aktiviteteve ndërkufitare

LENS fton ofruesit e kualifikuar për të shprehur interesim për aplikim në thirrjen si më poshtë:

  1. Organizimin e aktiviteteve ndërkufitare për të lehtësuar krijimin e rrjetëzimit midis anëtarëve të i2space në Pejë

Qëllimi i kësaj thirrje është të ndihmojë partnerët e projektit SESEY për të organizuar aktivitete si p.sh. akomodimin e pjesëmarrësve, aktivitete sociale, hiking, etj. e që do të kontribuonin për realizimin e aktiviteteve të programit të i2space në Pejë.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na shkruani në e-mailen info@ngolens.org, deri më 15 shtator 2020 për të pranuar udhëzimet për aplikim dhe termat e referencës.

Ky aktivitet realizohet si pjesë e projektit “Vetëpunësimi dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Projekti realizohet ne regjionin kufitar Mali i Zi – Kosovë. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen në tregun e punës për të rinjtë dhe të inkurajojë grupet e rrezikuara sociale për të marrë pjesë në shoqëri. Zbatohet nga Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid, Shoqata për Teknologji – Lens, Qendra Liberale Demokratike dhe Qendra e Aftësive Kreative.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Çdo individi i sigurohet mundësi e barabartë, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, mosha, orientimi seksual, origjina kombëtare ose etnike, aftësia e kufizuar, statusi martesor, statusi i veteranëve ose ndonjë kushti tjetër i pabarabartë.


Artikulli u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian.