Thirrje e hapur për organizata të shoqërisë civile

Organizata Lens në kuadër të projektit WEB4YES (Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Punësimin e të Rinjve) është duke organizuar një trajnim 2 ditor për organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në fushën e punësimit të të rinjve.

Trajnimi do të përqendrohet në 2 pjesë:

  1. Planifikimin strategjik të politikave të punësimit dhe sipërmarrjes së të rinjve në nivel nacional (dhe në pajtueshmëri me standardet e BE)
  2. Zhvillimin e strategjive efektive dhe mjeteve të komunikimit për avokimin e politikave

Nga ky takim presim që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri për kornizën e politikave për punësimin dhe sipërmarrjen e të rinjve, të fitojnë njohuri për mundësitë dhe hapësirën se ku organizatat e shoqërisë civile mund të përfshihen në procesin e zhvillimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të politikave të punësimit të të rinjve si dhe të mësojnë të jenë në gjendje të njohin rekomandimin që është më i rëndësishëm për mjedisin lokal në të cilin operojnë.

Ndërsa lidhur me zhvillimin e strategjive efektive të avokimit, pjesëmarrësit do të mësojnë të krijojnë procesin e avokimit në kontekstin e zhvillimit të politikave. Gjithashtu do të kuptojnë se cilat janë segmentet më të rëndësishme të fushatës së avokimit dhe të ndihen të sigurt në zbatimin e tyre në praktikë.

Organizatat e interesuara duhet të plotësojnë Google formën në vijim: https://goo.gl/forms/725azAvzbJd7Jyds2

Afati për aplikim është i hapur deri më datën 10 mars 2019.

Trajnimi do të mbahet në mes të datave 25 dhe 29 të muajit mars 2019.