Shpaloset plan programi i trajnimeve që do të ofroj i2SPACE

Me një interesim të jashtëzakonshëm në pjesëmarrje, në hapësirat e i2 SPACE, në Qendrën Kulturore të lagjes Dardania në Pejë, ekipi i projektit është njoftuar me aplikantët e programit.

Të pranishmit, janë njoftuar më afër për i2 SPACE, programin, punëtoritë, trajnimet, aktivitetet dhe mbështetjen që do të kenë anëtarët e saj në javët dhe muajt në vijim për zhvillimin e ideve, inovacionit dhe startup-ve.

Anëtarët e i2 SPACE, do të kenë mundësi që në hapësirat e krijuara enkas për ta, të testojnë dhe përmirësojnë njohurit në mënyrë praktike si në Kodim, Marketing Digjital, Fotografi, Dizajn Grafik, 3D Printim dhe Elektronik.

Do të marrin mbështetje këshilluese dhe logjistike, mundësi për përdorim të pajisjeve dhe materialeve – në shërbim të zhvillimit të ideve dhe shumë përfitime tjera si pjesë e pakos për të u mundësuar atyre përgatitje më të mirë për tregun e punës, ne veçanti për sektorin e ekonomisë digjitale.

Programi i trajnimeve fillon nga java e parë e muajit mars.

Për kë është i2 SPACE?

Për ty – nëse jeni e/i re/ri, nga mosha 18-30, ke një ide që dëshiron ta zhvillosh, pavarësisht nëse je në gjimnaz, student/e apo vetëm entuziast/e i teknologjisë – mbase ky është tregimi yt.

Thirrja vazhdon të jetë e hapur! – APLIKO https://bit.ly/2sVb22b

Fotografi nga aktiviteti: https://bit.ly/2Vc3lQe

i2 SPACE realizohet si pjesë e projektit “Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Zbatohet nga LENS, Association for Democratic Prosperity – ADP-Zid, Liberal Democrat Centre, dhe Creative Skills Center. Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian.

Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian.

Artikulli u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.