Shpallje për punë

LENS është duke zbatuar projektin “Vetë-punësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 2014-2020 Mali i Zi – Kosovë.
LENS po kërkon të interesuar që kanë përvojë të punës të aplikojnë për këtë pozitë:

Titulli: Koordinator(e) për Hacker-Space – [Me kohë të plotë]
Kohëzgjatja: 14 muaj
Vendndodhja : Pejë, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •  I/e përkushtuar ndaj punës dhe bashkëpunoj me menaxherin dhe ekipin e
    projektit;
  • Organizon aktivitete dhe përfshihet në çdo fazë të përgatitjes;
  • Rol lehtësues në hapësirat e Hacker-Space dhe të jetë në gjendje të transmetoj vizionin e projektit për mësim-nxënie krijuese, inovacion dhe ndërmarrësi sociale;
  • Zhvilloj një komunitet krijues;
  • Mirëpret dhe ndihmoj pjesëmarrësit në të mësuar praktik;
  • Përfshij anëtarët e Hacke-space përgjatë gjithë programit trajnues dhe aktivitete të tjera të projektit;
  • Siguron se anëtarët dhe pjesëmarrësit e Hacker-Space do të kenë rol aktiv në aktivitete dhe do të pasqyroj interesat, nevojat dhe entuziazmin e tyre;
  • Në mënyrë aktive rrjetëzohet me të rinj dhe partnerë të tjerë të jashtëm si shkollat dhe universitetet të ndërlidhura me programin;
  • Koordinoj takimet, aktivitet dhe organizoj orarin e kurseve të trajnimeve, punëtorive dhe ngjarjeve të tjera të ndërlidhura;
  • Lehtëson, monitoron dhe ndihmon ekipin e projektit për përmirësimin e Programit Trajnues dhe aktiviteteve tjera;
  • Bënë organizimin e pjesëmarrësve në grupe;
  • Vepron si ndër-lidhje ndërmjet trajnerëve, mentorëve, studentëve dhe pjesëmarrësve;
  • Ndihmon trajnerët dhe mentorët në përgatitjen e materialeve për trajnime dhe punëtori;
  • Vlerëson suksesin e trajnimeve dhe punëtorive dhe aktiviteteve në HackerSpace.

Kërkesat e kualifikimeve:

  • Arsimimi në përputhje me detyrat dhe natyrën e projektit ( BCS ose MsC) ose përvojë pune të paktën 5 vjet;
  • Njohja e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur (e domosdoshme). Ndërsa njohja e gjuhëve lokale në rajonin ndërkufitar Mali i Zi dhe Kosovë do të konsiderohet një avantazh;
  • Njohuri, të kuptuar dhe entuziazëm për mësimdhënie kreative;
  • Njohuri për sektorin e TIK;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe ndër-njerëzore;
  • Shkathtësi të jashtëzakonshme organizative, rrjetëzim me të rinjtë dhe aftësi për t’i dhënë prioritet detyrave;
  • Vëmendje e madhe ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Në gjendje të adresojë në mënyrë pro-aktive çështjet e mundshme dhe i/e përkushtuar ndaj suksesit të ekipit;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në punën me kompjuter dhe shkrim (përfshirë paketa e Microsoft Office);
  • Njohuri për sektorin jo-qeveritar;
  • Stil bashkëpunues në punë dhe qasje ekipore;
  • Personalitet pozitiv dhe inkurajues;
  • Në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur me pak mbikëqyrje.

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacioni e mëposhtëm të aplikimit:

  • Rezume (CV) në formatin Europass;
  • Letër motivuese;

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionin e tyre deri më 16 shtator 2019, ora 16:00 në adresën e mëposhtme të e-mailit:
info@ngolens.org

Subjekti i email: CBC Hacker-Space – Coordinator – në Pejë
Vetëm aplikimet e pranuara deri në datën e mbylljes do të konsiderohen të pranueshme.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen në procesin e intervistës.

Për projektin:
Projekti “Vetë-punësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini” synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të të rinjve të papunë në Mal të Zi dhe Kosovë në lidhje me perspektivat e vetëpunësimit në ekonominë dixhitale. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i qasjes në tregun e punës për të rinjtë dhe inkurajimi i grupeve të cenueshme shoqërore për të marrë pjesë në shoqëri përmes zhvillimit dhe promovimit të metodologjisë dhe mjeteve të cilat do të përmirësojnë aftësitë, kompetencat dhe shkëmbimin ndërkufitar të ideve dhe biznesit. në mesin e të rinjve të rajonit. Zbatohet nga Association for Democratic Prosperity – ADP-Zid, LENS, Liberal Democrat Centre, dhe Creative Skills Center dhe do të kontribuoj në zhvillimin e potencialit digjital në regjionin kufitar midis Mali të zi dhe Kosovës. Të rinjtë e komunës Pejë, Istog, Deçan, Podgoricë, Rozhajë dhe Berane do të kenë mundësinë unike për të përfituar.

Për më shumë informata klikoni këtu.