Shërbimet e roamingut të telefonisë mobile

Shërbimi i roamingut mbetet ndër më të pa shfrytëzuarit për njerzit e vendit tonë. Arsyet pse kosovarët hezitojnë ta kyçin telefonin e tyre në rrjetet e vendeve që i vizitojnë janë të shumta, por të gjitha kanë të bëjnë me çmimet ose kualitetin e shërbimeve.

Numri i përdoruesve të telefonisë mobile në Kosovë ka arritur shifrën 1 582 042 , për të gjithë ata të cilët vazhdojnë të përdorin telefonat e tyre edhe kur janë jashtë kufijve të shtetit, çështja e shërbimeve të roaming-ut mbetet problematike. Kërkesat për komunikim të një vizitori në ditët e sotme janë gjithnjë e më shumë të orientuara në mundësinë e përdorimit të integruar të shërbimeve të thirrjeve me zë, SMS-ëve dhe internetit. Këtyre vizitorëve, operatorët e telefonisë mobile nuk u ofrojnë pako të mirëfillta komunikimi kur janë jashtë vendit. Operatorët nuk arrijnë as ti informojnë shfrytëzuesit e tyre për çmimet e shërbimeve kur ata janë në roaming.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, deri sivjet çmimi i një thirrje në roaming ishte përafërsisht 3 deri në 4 herë më i kushtueshëm sesa thirrjet nga brenda shtetit, dërgimi i SMS-ëve ishte 2.5 herë më i kushtueshëm, ndërsa shërbimi i internetit është nga 25 në 35 herë më i shtrenjtë në rrjet si roamer . Për përdoruesit nga Kosova, çmimi i një thirrje në roaming është përafërsisht 10 deri në 40 herë më i kushtueshëm sesa thirrjet nga brenda shtetit, ndërsa shërbimi i internetit është përafërsisht 100 herë më i shtrenjtë në rrjet si roamer. Arsyet për çmimet e larta të shërbimit të roamingut ndërlidhen me mos rregullimin e këtij segmenti të tregut dhe me ndikimin e vogël të fuqisë blerëse. Përdoruesit zakonisht e zgjedhin ofruesin e shërbimeve të telefonisë mobile në varësi të ofertave të tyre: me parapagim ose mujore. Shërbimi i roaming-ut, edhe pse u mundësohet të gjithë përdoruesve të telefonisë mobile, nuk është i përmendur/përfshirë në asnjë nga këto oferta. Edhe në rastet e rralla, kur përdoruesit janë të informuar për çmimet e shërbimit të roaming-ut, e neglizhojnë për shkak të frekuencës së vogël të përdorimit të këtij shërbimi krahasuar me thirrjet brenda vendit. Momentalisht në Kosovë çmimet e shërbimit të roaming-ut vendosen sipas planeve të biznesit dhe politikave të vet operatorit, të cilat jo domosdoshmërish janë në interes të parapaguesve. Për më tepër, operatorët ofrojnë minimumin e informacionit në lidhje me këtë shërbim.

Krahasimi i çmimeve të ofruara për roaming Çmimet aktuale mbesin të larta dhe mbi të gjitha të publikuara në formë ngatërruese për përdoruesit. LENS ka zbërthyer informacionin e ofruar kryesisht nëpërmjet ueb faqeve të operatorëve të telefonisë mobile, me qëllim që të thjeshtësohet paraqitja e këtyre çmimeve, si dhe të prezentohen në mënyrë të krahasueshme për të vërejtur dallimet që janë prezente. Më poshtë janë tabelat për disa nga shtetet më së shpeshti të vizituara nga kosovarët. Si vendosen normat e tarifimit Nga ana teknike, çmimi i një thirrjeje telefonike kur përdoruesi ndodhet në roaming varet nga disa faktorë: çmimi i origjinimit (fillimit) të thirrjes në vendin e vizituar, çmimi i transferit kombëtarë ose ndërkombëtar të thirrjes, çmimi i terminimit (përfundimit) të thirrjes në vendin e vizituar, kostoja e shërbimit të roaming-ut, kostoja fundore (e pakicës) e vendosur nga operatori amë. Autoriteti rregullativ shtetëror (ARKEP) edhe pse nuk ka kompetenca për të rregulluar çmimet fillestare që i tarifon vendi i vizituar, mund të vendosë norma për çmimin maksimal fundor të fillimit ose përfundimit të thirrjeve nga vendi i vizituar në rrjetin amë, si dhe norma për tarifimin në rast të pranimit të thirrjeve në rrjetin e vizituar; çka ndikon dukshëm në çmimin përfundimtar. Tutje ARKEP mund të ndikojë edhe në normat e tarifimit të aplikuara nga operatorët brenda shtetit në përdoruesit roaming të rrjeteve të treta që përdorin roaming-un.

Duhet pasur parasyshë që në këtë mënyrë ndikimi i ARKEP -it mbetet i kufizuar në rregullimin e çmimeve fundore (të pakicës), me të cilin një operatorë mund ta ngarkojë konsumatorin, por në asnjë mënyrë nuk e arrin qëllimin e krijimit të një konkurrence të qëndrueshme brenda tregut të shërbimve roaming. Duke ditur edhe natyrën ndër-kufitare të shërbimit të roamingut, është i vështirë të mendohet një rregullim brenda shtetërorë pa marrëveshje midis autoriteteve rregullative të më shumë vendeve. Shembull në këtë drejtim është rregullimi i tregut brenda Bashkimit Europian, i cili në 2007 ka sjellë në fuqi Rregullativën për Roaming me qëllim të zgjidhjes së problemit të mungesës së konkurrencës në tregun e këtyre shërbimeve. Kjo Iniciativë që nga fillimi synuar zhdukjen e tarifimit të shumëfishtë në roaming, që nga 30 Shtatori 2007 ka hyrë duke vendosur pragun maksimal për tarifat e roamingut i cili më tutje çdo vit është dashur të zvogëlohet. Tani për tani pragu i çmimeve për operatorët brenda BE-së për thirrje është 0.19€/min ndërsa 0.20€/1Mb internet.. Rregullativa e re, e cila ka kaluar në Parlament dhe pritet të miratohet nga Komisioni Evropian parasheh që të gjitha thirrjet brenda territorit të BE-së të tarifohen njësoj si brenda rrjetit, çka i bën tarifat roaming të jashtëligjshme që nga 15 Dhjetori 2015.

LENS pas monitorimit afatgjatë të zhvillimeve në segmentin e shërbimeve roaming të telefonisë mobile ka këto këshilla dhe rekomandime:
– Operatorët duhet të jenë të obliguar të informojnë konsumatorët për tarifat e aplikueshme brenda rrjetit të vendit të vizituar. -Ofertat për shërbimet e roamingut duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme, me specifikim të limiteve kohore dhe sasiore në fuqi. -ARKEP duhet të vendos limite në tarifimin roaming, duke ndjekur shembullin e rregullimit të tregut brenda BE-së. -ARKEP duhet të monitoroj për mosrespektimin ose mos prezantimin e informacionit të ofertave të operatorëve për shërbimin e roaming-ut. -ARKEP duhet të përfshihet në vetëdijesimin e përdoruesve për të drejtat e tyre në lidhje me këtë shërbim dhe për procedurat për paraqitjen e ankesave.
-Konsumatorët duhet të artikulojnë ankesat e tyre në lidhje me këtë shërbim, fillimisht tek operatori i tyre dhe tek ARKEP-i, në mënyrë që të rritet kualiteti i shërbimeve.

Cmimet e VALA

 


Shqiperia

operatori Thirrja ne Kosove Thirrja ne te
njejtin operator
Pranimi i thirjes Dergimi i SMS-it Internet 1 MB
Plus Ipko 0.49 0.49 0.25 0.18 7.25
Vala 0.84
Fiks 0.84
Operatoret tjere Ipko 1.75 1.19 0.49 0.49 11.6
Vala 1.75
Fiks 1.75

 


Mali i zi

Serbia

Austri

Belgjike

Bullgari

Gjermani

Greqi

Itali

Slloveni

Zvicerr

Turqi

 

Cmimet e IPKO

 


Shqiperia

Jam ne operatori Thirrja ne Kosove Thirrja ne te
njejtin operator
Pranimi i thirjes Dergimi i SMS-it Internet 1 MB
Shqiperi Eagle Ipko 0.8 1.67 0.45 0.4 20.48
Vala
Fiks
Operatoret tjere Ipko 1.67 1.67 0.45 0.4 20.48
Vala 1.67
Fiks 3.34

Maqedoni

Mali i zi

Serbia

Austri

Belgjike

Bullgari

Gjermani

Greqi

Itali

Slloveni

Zvicerr

Turqi

08.01.2014