Rregullatori yt

LENS ka filluar këto ditë një fazë të re të projektit Rregullatori yt, financuar nga KCSF. Gjatë këtij viti përmes projektit Rregullatori yt, Lens do të fokusohet në dy institucionet mbikqyrëse me rëndësi në komunikimet elektronike, Autoritetin Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si dhe Agjencinë Shtetprore për Mbrojtje të të Dhënave Personale.

Si pjesë e projektit do të organizohet një platformë komunikimi  me publikun përmes së cilës Lens mëton të diskutoj çështjet më me rëndësi për të gjithë qytetarët që ndërlidhen me digjitalizim dhe komunikime elektronike.

Fillimisht jemi duke mbledhur dhe zbërthyer të dhënat mbi rolin dhe punën e këtyre dy institucioneve, për t’i sjellë pjesët më interesante për diskutim me juve. Përcilleni këtë faqe për tu njoftuar me aktivitetet ku do të mund të merrni pjesë edhe ju.

Ky projekt ka për qëllim të rris transparencën dhe llogaridhënien për punën e Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postale (ARKEP) dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDP),  dy autoriteteve kryesore që kanë ndikim në kualitetin dhe sigurinë e komunikimit elektronik të Kosovës, si dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve në formën e lejimit të qarkullimit të lirë të informatave, kualitetit të tyre, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shkelja e privatësisë. Synimi është që të informohen qytetarët për rolin dhe funksionin e këtyre trupave rregulluese, si dhe të fuqizohen, në mënyrë që të rrisin presionin publik për aplikimin e standardeve më të larta të etikës në punën e institucioneve publike në përgjithësi dhe rregullatorëve në veçanti.