Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini

Nga janari 2019, LENS ka filluar të zbatoj projektin “Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Ky projekt, ku organizata jonë është njëri nga partnerët, po zbatohet nga Association for Democratic Prosperity – ADP-Zid, Liberal Democrat Centre, dhe Creative Skills Center dhe do të kontribuoj në zhvillimin e potencialit digjital në regjionin kufitar midis Mali të zi dhe Kosovës.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen në tregun e punës për të rinjtë dhe të inkurajojë grupet e rrezikuara sociale për të marrë pjesë në shoqëri.

Të rinjtë e komunës Pejë, Istog, Deçan, Podgoricë, Rozhajë dhe Berane do të kenë mundësinë unike për të përfituar forcim të aftësive, kompetencave, shkëmbim ndëretnik të ideve rreth praktikave novatore shoqërore dhe për pjesëmarrje në sektorin e ekonomisë digjitale.

Përveç krijimit të kurikulave trajnuese dhe aktiviteteve të planifikuar, do të krijohen hapësira të ashtuquajtura “Hackerspaces”, një në Malin e zi dhe një në Kosovë. Hapësirat do t’u mundësoj të rinjve të këtij regjioni të bashkëpunojnë dhe zhvillojnë njohurit e tyre në teknologji informative, elektronik, arte digjitale, programim, ndërmarrësi dhe inovacion.

Projekti zbatohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 2014-2020 Mali i Zi – Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj.

Rezultatet e pritshme të projektit:

  • Të rinjtë në zonën ndërkufitare janë të informuar dhe inkurajuar të përdorin risitë dhe teknologjinë sociale për perspektivën e tyre të punësimit;
  • Të ofroj trajnime dhe asistencë personale për rritjen e kompetencave dhe shkathtësive si një mbështetje për zhvillimin e zgjidhjeve të tyre të biznesit;
  • Të rinjtë mbështeten për të shkëmbyer ide dhe për të filluar bashkëpunimin biznesi me të rinjtë e tjerë nga rajoni i CBC.

Më shumë informata kliko.