Regullatori yt

Projekti ka për qëllim të rris transparencën dhe llogaridhënjen për punën e autoriteteve rregullative, si institucione mbikqyrëse të sektoreve me interes të veçantë publik.

Lens ka nisur implementimin e projektit “Regullatori yt”, i mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur. Projekti ka për qëllim të rris transparencën dhe llogaridhënjen për punën e autoriteteve rregullative, si institucione mbikqyrëse të sektoreve me interes të veçantë publik.

Synimi është që të informohen organizatat e shoqërisë civile, gazetarët dhe qytetarët, për rolin dhe funksionin e trupave rregulluese, në mënyrë që të rritet presioni publik për aplikimin e standardeve më të larta të etikës në punën e institucioneve publike.
Për këtë arsye Lens do të analizoj rolin dhe funksionin e dhjetë autoriteteve rregullatative në vend, me qëllim që të ofroj informacion të kuptueshëm dhe të zbërthyer për qasje të lehtë nga të gjithë.
Në kuadër të projektit “Regullatori yt” Lens në bashkëpunim me njohës të fushave përkatëse të autoriteteve rregullative, do të nxjerrin rekomandime bazuar në rregullativat Evropiane dhe në prakitkat më të mira të rregullimit të tregjeve me rëndësi të veçantë. Gjithashtu do të identifikohen dhe shkurajohen konfliktet e interesit midis anëtarëve të bordeve dhe pjesëmarrësve neë këto tregje.
Aktivitetet hulumtuese do të pasohen nga një kampanjë e cila promovon menagjimin e përgjegjshëm dhe transparent nga ana e rregullatorëve.

Të gjitha informatat dhe rezultatet e projektit do të publikohen në ueb faqen e dedikuar www.rregullatori.com