Promovimi i të drejtave të privatësisë në Kosovë

Në kuadër të këtij projekti LENS ka analizuar kornizën ligjore për të drejtat e privatësisë në Kosovë.

Qëllimi kryesorë ka qenë që të kontribuoj në procesin e demokratizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të privatësisë në vend, duke e rritur besimin e individëve në institucionet qeveritare dhe sektorin privat nëpërmjet avancimit të  së drejtës së privatësisë si liri individuale.

Synime specifike të projektit ishin: ndërgjegjësimi i publikut të gjerë dhe palëve kyçe të interesit në lidhje me çështjen e të drejtave të privatësisë për ti mundësuar ata të kërkojnë dhe garantojnë ushtrimin e kësaj të drejte themelore, rritja e besimit të individëve në institucionet qeveritare, vendosja e praktikave të mbrojtjes së të drejtave të privatësisë, si dhe e politikave dhe strukturave për avancimin e këtyre të drejtave.

Gjatë punës në implementimin e këtij projekti janë rishikuar praktikat në mbledhjen, ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave private në institucionet qeveritare, praktikat e mbrojtjes së privatësisë në raportimet nga mediat, si dhe mbrojtja e të dhënave personale në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe agjencitë e sigurimeve.
Si rrjedhojë është hartuar një analizë e kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të privatësisë për tu përdorur nga qeveria dhe shoqëria civile si bazë në përgatitjen dhe implementimin e politikave ose iniciativave në fushën e të drejtave të privatësisë.
Në fund është publikuar një raport i cili u është dërguar të gjitha grupeve të interesit. Gjetjet janë prezantuar edhe në një konferencë për mediat dhe publikun e gjerë. Është themeluar një forum diskutimi midis palëve kyçe të interesit.

Raportit e plotë mund ta shkakroni këtu.