LENS është duke zhvilluar projektin rajonal WEB4YES (Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Punësimin e të Rinjve).

Kjo iniciativë rajonale është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë qasje inovative ndërsektoriale dhe t’u sigurojë qytetarëve të rinj të papunë mundësi për përmirësimin e punësueshmërisë dhe punësimit.

Projekti gjithashtu është hartuar për të adresuar sfidat të bashkëpunimit të pamjaftueshëm ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në Ballkanin Perëndimor në proceset e politikave, dhe vendimmarrjen drejt procesit të reformës lidhur me papunësinë e të rinjve.

LENS së bashku me organizatat partnere është angazhuar që të ndërtoj një bashkëpunim të ngushtë në mes të shoqërisë civile dhe vendim marrësve, ku do të propozohen veprime konkrete për të përmirësuar gjendjen e të rinjve në aspektin e punësimit dhe të sipërmarrjes.

Kohëzgjatja e projektit: dhjetor 2017 – dhjetor 2019

Rezultatet e pritshme të projektit:

  • Publikimi i katër hulumtimeve rajonale të cilat adresojnë sfidat e të rinjve në punësim dhe sipër marrje
  • Rritje e kapaciteteve të shoqërisë civile në lidhje me avokimin dhe adresimin e sfidave të të rinjve në punësim
  • Ofrim i granteve të vogla rajonale për ngritje të kapaciteteve të shoqërisë civile
  • Zhvillimi i një platforme rajonale të agregimit të informatave të nevojshme për aftësimin dhe punësimin e të rinjve.

Kliko linkun për mw shumw informata: http://www.web4yes.eu/