Inovacioni social në politikat e punësimit të të rinjve

Në kuadër të një iniciative rajonale, Lens është duke zbatuar një projekt që ka të bëjë me avokimin e inovacionit social brenda politikave të punësimit për të rinjtë, në veçanti për ato grupe të të rinjve që rrezikojnë të jenë të margjinalizuar në shoqërinë tonë

Projekti është duke u mbështetur nga IPA fondet e Komisionit Evropian për ndihmë shoqërisë civile, më konkretisht nga zyra lokale në Mal të Zi. Kjo iniciativë ka për qëllim që të forcojë bashkëpunimin rajonal midis organizatave të shoqërisë civile dhe ti aftësojë ato që të zbatojnë politika dhe standarde Evropiane në demokracinë pjesëmarrëse, si dhe ti aftësojë ato për të bashkëpunuar si partnere të qeverisë për të zhvilluar politika publike që garantojnë siguri sociale dhe ekonomike, përfshirje sociale dhe pjesëmarrje të të rinjve. Planifikojmë të rrisim bashkëpunimin rajonal, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen politike në avokimin e reformave efektive për të pasqyruar nevojat e grupeve të të rinjve që rrezikojnë margjinalizim për shkak të vendit ku jetojnë, prejardhjes ose profilit të tyre socio-ekonomik. Projekti është partneritet i 7 organizatave nga vendet e rajonit, koordinohet organizata ADP ZID nga Mali i Zi dhe përveç Kosovës, zhvillohet paralelisht edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine, Serbi dhe Turqi.