Avokim për prezantim proporcional në punësim

LENS ka nisur të zbatoj projektin “Avokim për prezantim proporcional në punësim”. Ky projekt i financuar nga UNMIK, ka për qëllim që në mënyrë specifike të trajtoj çështjet dhe barrierat në punësim që kanë komunitetet jo-shumicë në administratën lokale dhe të u ofroj komunave një model që mund të përdoret dhe përshtatet sipas nevojave me qëllim të rris pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. Ky program do të çojë në krijimin e një strategjie të përfshirjes së komuniteteve jo-shumicë, duke pas parasysh nevojat e tyre dhe mungesës së kapaciteteve të komunave për të arritur gjendjen e dëshiruar të përfaqësimit proporcional.

Programi do të rezultojë në një model për promovimin e udhëzimeve të procesit të aplikimit në plotësimin e formularit të aplikimit në trajnimin për punë, transparencën në proces dhe krijimin e strategjisë afat-shkurte e cila do të ju shërbej institucioneve lokale për rritjen e mundësive për punësim proporcional.

Do të krijohet një platformë e resurseve online e cila do të ju ndihmoj komuniteteve jo-shumicë të informohen për udhëzimet e procesit dhe aplikim për punë në administratën lokale, sikurse do të ju mundësoj komunave të menaxhojnë dhe publikojnë vende pune të institucioneve lokale.

Një kampanjë vetëdijësuese do të realizohet, e cila synon të inkurajuar audiencat e synuara për të ditur më shumë për rëndësinë e angazhimit të tyre në jetën publike.

Kohëzgjatja e projektit: 6 muaj (Nëntor 2018 – Maj 2019)

Rezultatet e pritshme të projektit:

  • Identifikimi i sfidave në arritjen e përfaqësimit proporcional të komuniteteve jo-shumicë në administratën lokale dhe një modeli të propozuara për mënyrën e adresimit të tyre;
  • Kapacitete të zgjeruara të zyrtarëve komunal në lidhje me përfshirjen proporcionale të komuniteteve në administratën lokale;
  • Komunitete të informuara rreth të drejtave në përfaqësimin proporcional dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike.