Platforma bazike për e-Pjesëmarrje

KBeP (Kosova Basic eParticipation Platform) është rezultat i një iniciative të përbashkët të dy organizatave; organizatës së parë të orientuar në teknologjinë për shoqërinë civile në Kosovë, OJQ Lens dhe Qendra për avokim INDEP (Instituti për Politika zhvillimore).

 

Ideja kryesore prapa projektit të KBeP është që të shfrytëzojnë internetin për këtë qëllim, nëpërmjet zhvillimit të një platforme për të lehtësuar pjesëmarrjen dhe dialogun e shoqërisë civile në hartimin e politikave.

Projekti/platforma ka tri komponente kryesore – Komponentin e ndërtimit te kapaciteteve e cila e ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të individëve të OJQ-ve ku të dyja përdorin internetin dhe teknologjinë moderne si dhe përmirësimin e angazhimit në procesin e hartimit të politikave. Kjo bëhet, ndër të tjera, duke mësuar se si të komunikohet në mënyrë të duhur me institucionet relevante dhe si të prezantohen më mirë votuesit e targetuar ose ekzistues. Pesë sesione të trajnimeve gjenden në ueb në pjesën e platformës dedikuar për publikimin e video tutorialeve dhe për komunikimin në mes të të trajnuarve dhe mentorëve/trajnerëve. Ky është një proces interaktiv që trajnon dhe këshillon organizatat e interesuara në këto tema.

 

Komponenta e dytë dhe qendrore është Registration Module (Moduli i regjistrimit) i cili shërben si bazë e të dhënave për të gjitha CSO-të të cilat janë të interesuar të marrin pjesë në dialogun e hartimit të politikave me aktorët kyç, kryesisht qeverinë apo institucionet tjera, por po ashtu edhe me organizatat tjera dhe donatorët. Ky modul paraqet një burim të vlefshëm për votuesit (zgjedhësit) potencial, për qytetarët e interesuar për të adresuar shqetësimet e tyre rreth politikave të caktuara nëpërmjet një organizate që ata mund të zgjedhin në bazë të prezantimit. Komponenti i tretë është (Consulation Module) apo Modul i Konsultimit, ku dialogu i vërtetë në mes të organeve përkatëse qeveritare dhe shoqërisë civile do të zërë vend përgjatë tërë procesit të hartimit të politikave. Ministritë dhe agjencitë tjera qeveritare mund të hapin konsultimet për çdo politikë dhe të paraqesin ndonjë legjislacion të ri apo ndryshime në legjislacionin aktual. Organet qeveritare, si grupi punues qeveritar dhe ministrore për legjislacione të veçanta, mund të kërkojnë inpute dhe/ose komente të shoqërisë civile në çdo moment gjatë procesit të krijimit të politikave. Platforma ua mundëson këtyre organeve përzgjedhjen, në mënyrë transparente, të OShC-ve që ata duan t’i përfshijnë në këtë proces, bazuar në përvojën relevante që ato mund të kenë për politika të caktuar. Platformën mund ta gjeni në www.e-konsulta.net