Mbrojtja e të drejtave të njeriut në epokën digjitale

Projekti “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, implementohet nga Shoqata për Privatësi, Teknologji dhe Media LENS si bartës dhe OJQ Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë/Kosovo Center for International Cooperation – QKBN/KCIC si zbatues. Projekti financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.Zgjatë 20 muaj (janar 2016 – gusht 2017).

Qëllim i projektit është të adresoj cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë që janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimit teknologjik në Kosovë. Projekti ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Aktivitetet kyçe të projektit:

• Rrjeti jo-formal dhe takime me organizatat e shoqërisë civile

Themelimi i rrjetit jo-formal i organizatave të shoqërisë civile, ku do të trajtohen tema në fushën e ruajtjes së privatësisë, mbrojtjes së të dhënave personale, cenimeve të lirisë së shprehjes dhe disa lirive tjera në kohën e zhvillimit teknologjik.

• Ngritja e kapaciteteve të shoqërisë civile

Ngritja e kapaciteteve të organizatave dhe individëve në shoqëri civile se si të identifikojnë dhe adresojnë cenimet e të drejtave të njeriut në epokën digjitale.

• Konferencat në nivel vendi

Shoqëria civile, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sektorit privat do të kenë rast të angazhohen në diskutime dhe të dëgjojnë prezantime mbi temën, duke hapur rrugën për bashkëpunim në të ardhmen.

• Konferenca ndërkombëtare

Një konferencë ndërkombëtare do të organizohet në vitin 2017 ku pjesëmarrësit do të dëgjojnë për të drejtat e privatësisë dhe nevojën për mbrojtën e tyre nga figura të njohura ndërkombëtare me përvojë në këtë lëmi.

• Hulumtime

Së paku katër hulumtime do të zhvillohen në kuadër të projektit: a) Legjislacioni në fuqi dhe implementimi. b) Qasja e sektorit privat ndaj privatësisë dhe mbrojtës së të dhënave personale. c) Siguria e privatësisë së votës dhe shënimeve të votuesve. d) Ndikimi i komunikimit digjital në lirinë e shprehjes dhe të mediave.

• Fushata informative

Me qëllim të informimit më të mirë të publikut, por edhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse, një fushatë e përqendruar në internet ka filluar në Gusht 2015 si pjesë kyçe e aktiviteteve të projektit. Informatat e hollësishme në lidhje me sektorët që i mbulon projekti, resurset dhe dokumentet më me rëndësi janë të publikuara ose të qasshme në ueb faqen www.digitalrightskosovo.com Për një qasje më dinamike, një faqe është hapur edhe ne Facebook si rrjeti social më të popullarizuar në botë dhe Kosovë. Faqja e hapur enkas për fushatë Digital Rights Kosovo është tashmë duke u përcjellë nga shumë shfrytëzues të këtij rrjeti social. Të gjitha lajmet dhe informatat e shkurtra në formë te videove ose info-grafikonëve do të publikohen aty. Publiku do të ketë mundësi te diskutojë, komentojë dhe të kontaktojë direkt realizuesit e projektit.