Mbrojtja e të drejtave të njeriut në epokën digjitale

LENS si bartëse si dhe organizata jo-qeveritare KCIC si partnere, kanë filluar të implementojnë projektin “Mbrojta e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

 

Qëllimi i projektit është që të adresojë cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë qe janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimit teknologjik. Projekti ka të bëjë me mbrojtën e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

 

Njëra nga aktivitetet kryesore të këtij projekti do të jetë ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe forcimi i rolit të tyre në promovimin e të drejtave të njeriut dhe reformës demokratike në Kosovë përmes mentorimit nga ekspert ndërkombëtar. Do të implementohen edhe aktivitete të tjera avokuese që kanë të bëjnë me rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike dhe të përdoruesve ndaj cenimit të të drejtave të privatësisë dhe lirive të njeriut të hasura në komunikimet elektronike.

 

Projekti po ashtu do të sigurojë një pasqyrë më të mirë të situatës përmes hulumtimeve që do ti nxjerr në fushën legjislative, si dhe do të identifikojë problemet me të cilat ballafaqohen institucionet publike në Kosovë. Ndër të tjera do të krijohet edhe rrjeti jo formal i organizatave të shoqërisë civile, i cili do të angazhohet për të diskutuar me organizatat pjesëmarrëse tema me rëndësi në Kosovë në mbrojtën e të drejtave të njeriut në sferën e komunikimeve elektronike.

 

Një kampanjë vetëdijësuese mbi çështjet e prekura nga projekti do të zhvillohet kryesisht në internet dhe rrjete sociale. Të gjitha resurset e zhvilluara enkas për projekt si dhe ato të identifikuara si me rëndësi do të publikohen në ueb faqen www.digitalrightskosovo.com.