Komuna ime online

Lens në 12 muajt e fundit ka monitoruar praninë e materialeve dhe shërbimeve online të ofruara nga ueb-faqet e komunave të Kosovës. Hulumtimi është fokusuar në dy çështje kryesore, sasinë e informacionit të prezantuar si dhe dobinë e këtij informacioni për qytetarët.

Bashkë me sasinë e informatave të publikuara është matur frekuenca e shtimit të informacionit të ri, ndërsa kur kemi analizuar kualitetin e këtij informacioni kemi pasur parasysh përdorshmërinë e informacionit të ofruar nga ana e qytetarëve, si dhe lehtësinë e navigimit në ueb faqe. Faza e parë e këtij projekti do të përfundoj në Maj 2014 me ç ‘rast do të publikohet edhe raporti bashkë me rekomandimet të cilat do t’u dërgohen të gjitha palëve të interesit.
Në fazën e dytë pritet të zhvillohet një hulumtim më i detajuar me metodologji të përshtatur në bazë të gjetjeve të hulumtimit të përmbyllur dhe përvojë të fituar gjatë implementimit të fazës së parë.