Kërkojmë kolegë të ardhshëm!

Lens, po kërkon një koordinator/e të projektit për një periudhë së paku dy-vjeçare.

 

Projekti trajton çështjen e papunësisë tek të rinjtë, me vëmendje të veçantë te grupet e margjinalizuara dhe promovon shfrytëzimin e inovacionit social për të zbutur papunësinë tek këto grupe.

Titulli: Koordinator i projektit
Angazhimi: me kohë të plotë
Kohëzgjatja: 12 +12 muaj, me mundësi vazhdimi
Vendi: Prishtinë, Kosovë
I raporton: Drejtorit ekzekutiv dhe menaxherit të projektit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Koordinimi i projektit në bashkëpunim me ekipin implementues, duke siguruar arritjen e objektivave në harmoni me parimet e organizatës dhe të donatorit.
• Planifikimi, monitorimi dhe implementimi i aktiviteteve të parapara me projekt.
• Hulumtimi mbi temat e ndërlidhura me papunësinë tek të rinjtë dhe inovacionin social.
• Grumbullimi dhe prezantimi i të gjeturave në formë raporti.
• Kontakti me qytetarë dhe institucione për qëllime të hulumtimit dhe promovimit.
• Promovimi i projektit.
• Raportimi tek donatori dhe menaxhmenti i organizatës.

Kualifikimet e nevojshme:

• Niveli i arsimimit në përputhje me detyrat dhe natyrën e projektit.
• Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze e obligueshme.
• Njohja dhe përvoja e punës me inovacion social dhe biznese sociale është përparësi.
• Njohja e gjuhës Serbo-kroate është përparësi.
• Shkathtësi të komunikimit dhe prezantimit.
• Shkathtësi të përdorimit të kompjuterit mbi mesatare.
• Përvoja e punës në organizata jo-qeveritare çmohet.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë rezymenë (CV-në) e tyre bashkë me një letër motivimi në postën elektronike:info@ngolens.org

Aplikimi është i hapur deri më 5 dhjetor 2016 !

Shoqata për teknologji, media dhe privatësi LENS është një organizatë e pavarur, jo politike dhe jo fitimprurëse, me bazë në Prishtinë, Kosovë. Misioni i LENS-it është që të kontribuoj në zhvillimin e demokracisë dhe rritjen e cilësisë së jetesës nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjive moderne, inovacionit dhe qasjes më të mirë në informacion. LENS-i është i përkushtuar që: të përmirësoj qasjen në internet me kushte të përballueshme, të ndihmoj komunitetin në përdorimin e teknologjisë për të zhvilluar dhe promovuar liritë dhe të drejtat e tij, të siguroj që politikat qeveritare të ndërlidhura me informacionin dhe komunikimin nuk janë kundërvepruese dhe t’u jap mundësi individëve, grupeve dhe organizatave që të përdorin teknologjinë informative dhe komunikuese për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.