Kampanja Kombëtare Divided Past-Joint Future

1. Fushata “Embracing Damage” zbatohet në disa hapa dhe hapi i parë i fushatës ka bashkuar 25 të rinj nga Tuzla përmes aktiviteteve arsimore dhe në terren në procesin e pajtimit dhe aktivizmit të të rinjve në sferën e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë. Në fund të punëtorive dy ditore u zhvilluan aktivitete në terren, të cilat u pasqyruan përmes realizimit të “Flash Mob” në rrugët e Tuzlës duke vendosur transparente në Korzo dhe në Urën e Kaltër.

2. Pjesa e dytë e kësaj fushate u mbajt të shtunën, më 17 mars. Pjesëmarrësit e seminarit të ndërtimit të paqes në Bosnje dhe Hercegovinë patën mundësinë të marrin pjesë në groposjen e kapsulës së kohës. Secili nga pjesëmarrësit shkroi mesazhin e tyre të paqes në kapsulën kohore. Projekti planifikon të mbledhë përsëri pjesëmarrësit pas pesë vitesh dhe të hapin kapsulën kohore.Gazeta më e lexuar në Bosnje dhe Hercegovinë shkroi për këtë aktivitet.

3. Prezantimi i studimit: “Procesi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Studimi Kualitativ”, Kosovë. Ky studim cilësor u zhvillua në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Turqi në kuadër të projektit Divided Past-Joint Future. Projekti bashkoi 18 organizata të shoqërisë civile në rajon, duke përfshirë organizatën Lens nga Kosova, e cila është bartëse e zbatimit në Kosovë.

http://jointfuture.org/news/qualitative-study/

 

4. Takimi i dytë për të diskutuar prezantimin e studimit: “Procesi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: Një Studim Cilësor”, Kosovë.

5. Punëtoria Kombëtare për gjenerimin e ideve sociale dhe inovative zhvilloi ide për zgjidhjen e problemeve aktuale nëpërmjet ideve të biznesit apo projekteve që paralelisht kontribuojnë në proceset e ndërtimit të paqes dhe pajtimit në Manastir, Maqedoni.

 

6. Në kuadër të projektit Diveded Past-Joint Future në Prishtinë (Kosovë), ne zhvilluam punëtori për 14 facilitatorë kombëtarë me qëllim të hulumtimit të qasjeve inovative për ndërtimin e paqes në Ballkanin Perëndimor BB dhe në Turqi.

Projekti Diveded Past-Joint Future financohet nga Bashkimi Evropian.
Për më shumë informacion www.jointfuture.org
https:ëëwww.facebook.comëJOINTFUTUREë