Ius – Programi për punën praktike për juristë të ardhshëm

Lens ka hapur thirrjen për ciklin e dyte dhe te trete te ius, programin e punës praktike në kuadër të projektit “Nxitja e punës së denjë përmes forcimit të Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP) dhe Dialogut Social”.


Aplikacionet do te pranohen deri me datën 15 shtator, por inkurajojmë te interesuarit të aplikojnë sa më shpejtë sepse numri i vendeve të lira është i kufizuar dhe thirrja mund të mbyllet edhe para asaj date, nëse përmbushët numri.


Programi ius përfshin trajnimin për ngritjen e aftësive dhe njohurive të studentëve në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe procedurat e ndihmës juridike, dhe ngritjen e aftësive profesionale përmes angazhimit në punën praktike tre-mujore, në një nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

  • Ngritni njohuritë mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe procedurat e ndihmës juridike.
  • Ngritni aftësitë dhe përvojën tuaj profesionale.
  • Punoni direkt në procedurat ligjore të rasteve reale, si përpilimi i padive, ankesave ose parashtresave, apo
  • Jeni pjesë e seancave gjyqësore me avokatët përgjegjës.

*Angazhimi në punën praktike do të kompensohet financiarisht.
Kriteret për aplikim:

  • Të jeni qytetar/e i/e Republikës së Kosovës
  • Të jeni të përfshirë në vitin e fundit të studimeve Bachelor apo në studimet Master të drejtimit Juridik, në kolegjet private apo universitetet me programe të akredituara.

Si të aplikoni:
Mbusheni formën e aplikimit në vazhdim duke bashkangjitur dokumentet e kërkuara:
https://forms.gle/nCCWyUBNaCrpYngR9


Afati zgjatë deri sa ka vende të lira, jo më gjatë se 15 shtator, 2021.


Nëse ju duhet ndihmë përgjatë procesit të aplikimit, na kontaktoni përmes emailit info@ngolens.org, apo në numrin +383(0) 49 455 059.


Projekti financohet nga Agjensioni Suedez për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar – SIDA, i cili udhëheqet nga UNOPS, ndërsa implementohet nga Lens, si një nga partnerët e projektit.