Gara për Biznese të Gjelbra dhe Ide Inovative 2022

Shënim: Është shtyrë afati për aplikim deri më 18 maj 2022.

Hapet thirrja për garën për biznese të gjelbra dhe innovative 2022. Gara për Ide të Gjelbra dhe Inovative është garë e cila synon të zhvillojë inovacionin për ide biznesi të gjelbra në nivel lokal dhe të përkrahë rolin e bizneseve në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale.

Ballkan Green Ideas, zbatohet në gjatë vende të Ballkanit Perëndimorë, si dhe në Greqi. Në garën regjionale marrin pjesë gjithsej 21 ide garuese, 3 për secilin vend.

Qëllimi i garës së Bizneseve të Gjelbra është të mbështesë nisma të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit, punësimit, si dhe zhvillimin ekonomik lokal, përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.

Të interesuarit duhet të dërgojnë propozim në njërën nga LOT-et vijuese:

LOT 1: Ide Biznesi në Fazë Konceptuale – i referohet propozimeve të biznesit që janë në një fazë konceptuale. Fondi do të mbështesë propozime për një periudhë kohore jo më gjatë se një vit.

LOT 2: Biznes në Fazat e Para të Zhvillimit – i referohet propozimeve të biznesit që janë në fazat e para të zhvillimit, produktet apo shërbimet janë të pranishme në treg prej jo më shumë se tre (3) vite.

Fondi i shpërblimeve në garën rajonale, është në vlerë 40,000$. Prej tyre, tre çmime në vlerë nga 10,000$ do të jepen për tre ide nga LOT 2. Ndërsa, dy çmime në vlerë nga 5,000 $, do të jepen për dy ide për LOT 1. Tre propozime do të përzgjidhen nga gara në Kosovë. Idetë e pëzgjedhura do të mund të marrin pjesë në garën rajonale të BGI.

Konkursi është i hapur për:

  • Individë – Në rastin kur propozimi është shpallur fitues do të kërkohet të regjistrohet si një entitet ligjor përpara nënshkrimit të kontratës dhe ndarjes së fondeve. Forma ligjore e përzgjedhur është në varësi të individit dhe duhet të parashikohet në propozimin e dërguar. Individët nuk mund të aplikojnë në LOT 2
  • Ndërmarrjet sociale me një balancë pozitive jo më shumë se 10,000 EUR.
  • Biznesi i vogël në vend me një fitim vjetor jo më shumë se 10,000 EUR.
  • Organizatat jofitimprurëse me një bilanc pozitiv maksimal prej 10,000 EUR, duke iu referuar OJQ-ve që kanë veprimtari ekonomike (shesin produkte ose ofrojnë shërbime), me një fitim vjetor jo më të lartë se 10,000 EUR pa llogaritur dhurime ose fonde të tjera.

Dokumentationi i kërkuar për aplikim:

  1. Propozimi narrativ;
  2. Planifikimi financiar;
  3. Modeli i Biznesit;
  4. Një dokument që vërteton statusin ligjor të entitetit që aplikon: (Jo për Individët);
  5. Pasqyrat Financiare të vitit të fundit (Jo për Individët).

Për aplikantët e interesuar, do të organizohet një punëtori online për të mësuar më shumë për garën dhe procesin e aplikimi. Nëse jeni të interesuar, ju lutem na dërgoni shprehje të interesimit për pjesëmarrje në “Green Workshop”, duke na shkruar në e-mail adresën: application@ngolens.org, përpara datës, 11 Maj 2022.

Ju lutem shkarkoni udhëzimeve dhe kriteret , sikurse edhe shablloneve që kërkohen për të u plotësuar për aplikim:

a. Udhëzimet dhe kriteret për aplikim;

b. Shablloni narrativ;

c. Shablloni i buxhetit;

d. Modeli i biznesit.

Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, me titull “Gara Për Biznese Të Gjelbra Dhe Ide Inovative 2022”, në e-mailen:

application@ngolens.org

Afati i fundit për aplikim është 18 Maj 2022!