Ftesë për shprehje interesi – Mirëmbajtja dhe përmirësimi i Portalit online për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punës dhe standardeve të sigurisë në punë

Lens është në kërkim të kontraktimit të një kompanie me eksperiencë për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e portalit www.drejtatepunes.com në kuadër të projektit “Nxitja e punës së denjë përmes fuqizimit të Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP) dhe Dialogut Social”.

Ky projekt është i financuar nga Mbretëria e Suedisë dhe i implementuar nga UNOPS dhe përmes aktiviteteve të ndryshme synon të kontribuoj në përmirësimin e kushteve të punës të fuqisë punëtore në Kosovë.OJQ Lens është pjesë e një konsorciumi të organizatave jo-qeveritare që janë partnerë im

Kontributi i LENS-it në këtë projekt është i lidhur me rritjen e vetëdijes në mesin e të rinjve, burrave dhe grave që janë të punësuar apo janë në kërkim të punës, punëdhënësve si dhe publikut të gjerë, në përdorimin e teknologjisë informative (e-platformave) në marrjen e informatave mbi të drejtat e punës, raportimin e shkeljeve të drejtave të punës, si dhe kërkimin për asistencë juridike në ndjekjen e rasteve të shkeljeve të mundshme deri në gjykatë. Për nevoja të këtij projekti, LENS kërkon të kontraktoj një ofrues të shërbimeve me eksperiencë në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e uebfaqes për nevojat e projektit.

Nëse jeni të interesuar t’i pranoni udhëzimet për aplikim dhe termat e referencës, ju lutemi na shkruani në e-mailin info@ngolens.org, deri të premtën, 10 dhjetor 2021 në mesditë, ora 12:00 CET.