Ftesë për ofertë – Ofrimi i shërbimeve për sallë dhe ushqim

Lens është duke kërkuar ofertuesit e interesuar për ofrimin e shërbimeve për shfrytëzimin e sallës dhe ushqimit për organizimin e Shkollës së Ndërmarrësisë.


Kriteret
Ofertuesit e interesuar duhet të:

  1. Jetë në Prishtinë ose në afërsi të Prishtinës
  2. Hapsirë për organizimin e trajnimeve/seminareve me kapacitete për 30 persona
    1. a. Hapsirë të përshtatshme që përmbushë kërkesat për respektimin e masave anti-covid
    2. b. Hapsirë që ka qasje në internet të shpejtë
    3. c. Projektorë
    4. d. Flipchart
    5. e. Mundësi printimi (e preferueshme)
    6. f. Hapsira të jetë e përshtatshme për organizmin e punës në grupe dhe sesioneve plenare
  3. Ofrimin e pijeve dhe ushqim me meny të ndryshueshme me tri mundësi përzgjedhjeje për pjatën kryesore
  4. Ambient të jashtëm apo kopësht të përshtatshëm për realizimin e aktiviteteve socializuese për pjesëmarrësit


Dokumentet e nevojshme

  1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit
  2. Ofertën financiare të nënshkruar ose me logo zyrtare

Kriteret e përzgjedhjes

  1. Përmbushja e kritereve sipas përcaktimeve në ftesën për ofertë
  2. Cmimi më i përshtatshëm për kërkesat specifike


Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për ofertë.
Ofertuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar në application@ngolens.org më së largu deri më 27.09.2021 ora 09:00.