Fshehtësia e votës dhe përpunimi i të dhënave të votuesit

Zgjedhjet konsiderohen një aspekt shumë i rëndësishëm i demokracisë̈ dhe mbajtja e një procesi të tillë në mënyrë të lirë dhe të drejtë është një e drejtë elementare e njeriut gjithashtu.

 

Ka disa standarde ndërkombëtare zgjedhore të cilat përcaktojnë parimet dhe bazën e mbajtjes së zgjedhjeve dhe të cilat e trajtojnë aspektin e të drejtave të njeriut në këtë kuptim. Fjalët kyçe qe parimet zgjedhore prezantojnë̈ janë: universale, të barabarta, të drejta, i fshehtë, të lira, transparente dhe llogaridhënëse.

 

Hulumtimi është ndërmarrë për të shqyrtuar aspekte të ndryshme të mbajtjes së zgjedhjeve lidhur me të drejtat e njeriut në epokën digjitale dhe se si ato përshtaten dhe bashkëveprojnë në ambientin e tanishëm zgjedhor në Kosovë. Posaçërisht, hulumtimi kishte për qëllim të mësojë mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në dy aspekte të të drejtave të votuesve: e drejta për të votuar në mënyrë të fshehtë dhe të drejtën e privatësisë gjatë përpunimit të të dhënave të votuesve në një proces zgjedhor. Hulumtimi gjithashtu synon që të prezantoj procesin aktual të zgjedhjeve dhe t’i identikojë çështjet dhe brengat në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në këto aspekte dhe se si këto çështje mund të adresohen dhe të përmirësohen më tutje.

 

Hulumtimi ofron një vështrim të plotë të kornizës zgjedhore, në veçanti ligjeve, rregullave dhe akteve të tjera relevante të cilat rregullojnë të gjithë procesin zgjedhor. Ky legjislacion është analizuar kundrejt atyre se: 1) a garanton infrastruktura ligjore mekanizma adekuat për të ruajtur fshehtësinë e votës dhe mbrojtjen e të dhënave personale; 2) implementimin e ligjeve; dhe 3) çka mund të bëhet për të përmirësuar situatën në të ardhmen. Për më tepër, institucionet përgjegjëse, agjensionet ndërkombëtare, dhe ekspertë të ndryshëm janë intervistuar mbi atë se si janë zbatuar deri më tani aktivitetet zgjedhore, cilat janë shkeljet dhe parregullsitë e gjetura, cilat masa janë ndërmarrë për të përmirësuar këto mangësi dhe a janë dhënë propozime konkrete për amendamente për tu pasur parasysh në të ardhmen.

 

Gjetjet përcaktojnë se legjislacioni i Kosovës siguron instrumente të mjaftueshme ligjore për të siguruar që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre duke hedhur një votim të fshehtë. Megjithatë, ato gjithashtu tregojnë se masat ligjore nuk janë mjete të mjaftueshme për të ruajtur votimin e fshehtë dhe duhet marrë parasysh masat shtesë.

 

Aspekti tjetër i analizës është mbi përpunimin e të dhënave personale. Organizimi dhe zbatimi i një procesi zgjedhor në Kosovë përmban një numër aktivitetesh të cilat kërkojnë mbledhjen, përpunimin, verifikimin dhe përdorimin e të dhënave personale në mënyrë që të krijohen kushtet që votuesit të hedhin votën e tyre në ditën e zgjedhjeve. Këto aktivitete ndërmerren nga trupat menaxhuese të zgjedhjeve. Megjithatë, atyre u duhet koordinim dhe ndërveprim me bashkëpunëtorë̈ tjerë relevant. Kjo gamë e gjerë e bashkëpunëtorëve dhe puna e kryer nga secili prej tyre, e bën procesin mjaft kompleks marrë parasysh se të dhënat përkatëse zgjedhore, duke përfshirë këtu edhe ato personale do të jenë në dispozicion të organeve përkatëse në varësi të natyrës së tyre të përgjegjësisë.

 

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.