Erasmus+ Rinia në aksion

Shoqata për Prosperitet Demokratik- Zid nga Mali i Zi, në bashkëpunim me Shoqatën për Teknologji Privatësi dhe Media LENS, ju ftojnëtë merrni pjesë ditën informuese për Erasmus+, programin Rinia në Aksion.

 
Ky takim do të mbahet më 21 Nëntor 2014 me fillim nga ora 10:00, në qendrën e konferencave Orion në Prishtinë.

Qëllimi i këtij organizimi të mbështetur edhe nga zyra lokale e BE-së në Prishtinë, është prezantimi i strukturës së programit Erasmus+, prezantimi i mundësive dhe thirrjeve të shumta për grante, si dhe shpjegimi i procedurave teknike për aplikim për organizatat nga Kosova të cilat punojnë me ose për të rinjtë. Programi Erasmus+, më së shumti i njohur për mundësitë që ka ofruar për studentë, me ristrukturimin 2014-2020 ky program tashmë menaxhon me projekte nga fushat e edukimit dhe trajnimit, rinisë si dhe sportit. Për organizatat nga Kosova ofrohen një mori mundësish për tu përfshirë në këtë program, siç janë EVS shërbimet e vullnetariatit, si dhe shkëmbimet dhe trajnimet për të zhvilluar 8 aftësitë kyçe nëpërmes edukimit joformal dhe vullnetarizmit jashtë vendit.

Në këtë vegëz mund të gjeni më shumë informata rreth programit Erasmus+: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/index_en.htm

Ju lutem regjistrohuni këtu për të marrë pjesë në ditën informuese e cila do të mbahet të Premten më 21 Nëntor në qendrën e konferencave Orion në Prishtinë. Afati i fundit për regjistrim është 18 Nëntor, deri në fund të orarit të punës.

Bashkangjitur gjeni agjendën e kësaj dite si dhe ftesën zyrtare, për çdo detaj ju lutem na kontaktoni nëinfo@ngolens.org .
Pjesëmarrësit do të kontaktohen për detaje menjëherë pas mbylljes së afatit për regjistrim.