Çmimi i parasë së falur

Të rinjtë gjithmonë janë konsideruar si pjesa e shoqërisë të cilët kanë mundësitë dhe kohën, që të arrijnë të plotësojnë dëshirat e tyre dhe të bëhen ata që gjithmonë kanë dëshiruar të jenë në jetë. Fatkeqësisht, në Kosovë të rinjtë janë mjaft të rrezikuar në raport me mundësitë e tyre në tregun e punës. Ky grup, përfshirë edhe grupet tjera që janë të rrezikuara nga përjashtimi shoqëror në tregun e punës, paraqesin një shifër mjaft të lartë në Kosovë. Kjo konsiderohet të jetë një sfidë mjaft e madhe për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Derisa punëdhënësit kërkojnë punëtorë të cilët janë shumë të përgatitur me aftësi të prodhojnë, shkruajnë, lexojnë, dhe gjithsesi aftësi të mira menaxhuese. Të rinjtë dhe grupet e tjera të rrezikuara në anën tjetër janë të pa përanditur dhe aftësitë e tyre janë në nivel shumë më të ultë sesa kërkohet në një punë reale. Dhe ky fenomen krijon një distancë të madhe të asaj që kërkon tregu dhe asaj që ofrohet momentalisht në treg. Prandaj të rinjtë që dalin nga sistemi i edukimit formal dhe trajnimet tjera jo formale dhe nuk mund të përfshihen në tregun e punës, rrezikohen të preken nga problemi i papunësisë afatgjate. Personat që janë të pa punë për një kohë të gjatë, rrezikohen direkt nga zhvlerësimi i kapitalit njerëzor, gjë që thellon edhe më tepër problemin social në Kosovë. Problemi vazhdon të rritet kur kjo gjendje mbetet e tillë dhe nuk ndryshon për një kohë të gjatë dhe pastaj përveç pasojave ekonomike të papunësisë, ajo ndikon edhe në mirëqenie të përgjithshme të qytetarëve.

Hulumtimi jonë me titull “Çmimi i parasë së falur”, orientohet drejt iniciativave të cilat në mënyrë direkte apo indirekte ndihmojnë grupet e rrezikuara të shoqërisë të gjejnë mundësi për punësim. Në veçanti, është konsideruar e rëndësishme të dihet ndikimi afatgjatë i këtyre iniciativave në uljen e papunësisë, marrë për bazë që numri i të papunëve të regjistruar në vitin 2015, është me i lartë se ai në vitin paraprak. Gjithashtu janë analizuar fondet të cilat janë ofruar për bizneset fillestare (start-up) me qëllim  të krijimit të vendeve të punës dhe mundësive për vetëpunësim dhe janë analizuar problemet në tregun e punës të cilat kanë quar në shuarjen e një numri mjaft të madh të këtyre bizneseve.

Në fund, punimi prezanton ndërmarrjet sociale si alternativë drejt përmirësimit të problemeve në komunitet, për shkak të fokusit që ato kanë në ofrimin e mundësive për punësim, te grupet që janë në rrezik të përjashtimit shoqëror. Raporti gjithashtu prezanton dy shembuj të këtyre ndërmarrjeve, të cilat në mungesë të definimit të ligjit në Kosovë ende funksionojnë nën kornizat e bizneseve private përfituese. Megjithatë, ndërmarrjet në fjalë kanë treguar sukses në përmbushjen e qëllimeve të tyre dhe ato vazhdojnë të operojnë në tregun Kosovar, duke vërtetuar rolin e veçantë të ndërmarrjeve sociale në shoqëri.

Raporti i plotë i hulumtimit Çmimi i parasë së falur.