Ftesë për shprehje interesi – Organizimi i hapësirës

LENS po kërkon të punojë me ju për organizimin e hapësirës së bashkëpunuese, dedikuar për rini “Hapësira për Ideja dhe Inovacion”.

LENS po kërkon të angazhojnë kandidatë dhe operatorë ekonomikë të na ofrojnë shërbimet e mëposhtme:

1.     Organizimin e hapësirës së brendshëm për aktivitete dhe me elemente dekorative, vizatime murale dhe piktura…)

Qëllimi i shërbimit është që të organizohet dhe dizajnohet brendësia e “Hapësirës për Ideja dhe Inovacion” në Pejë. E njëjta duhet të përshtatet për shfrytëzim për të rinjtë, sikurse edhe për organizimin e punëtorive dhe trajnimeve. Kërkohet të organizohen pajisjet, tavolinat dhe të kryhet furnizim me elemente dekorative, vizatime murale dhe piktura. Kapacitetet e hapësirës janë +/- 150 metra katrorë.

Nëse jeni të interesuar të punoni me ne dhe të gatshëm për t’u angazhuar për të organizuar këtë hapësirë, keni përvojë/referenca në fushën e arkitekturës dhe dizajnit të enterierit, na shkruani në adresën e mëposhtme elektronike:

info@ngolens.org

Aktiviteti “Hapësira për Ideja dhe Inovacion” është pjesë e projektit “Vetëpunësimi dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Mali i Zi Kosovë 2014-2020.

Projekti synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të të rinjve të papunë në regjionin kufitar Mal të Zi dhe Kosovë në lidhje me perspektivat e tyre të vetëpunësimit në ekonominë digjitale. Zbatohet nga Shoqata për Prosperitet Demokratik – ZID, Shoqata për Teknologji – LENS, Qendra Liberale Demokratike dhe Qendra e Aftësive Kreative, po kërkon të angazhoj një ofrues shërbimit me përvojë për aktivitete specifike të këtij veprimi.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Çdo individi i sigurohet mundësi e barabartë, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, mosha, orientimi seksual, origjina kombëtare ose etnike, aftësia e kufizuar, statusi martesor, statusi i veteranëve ose ndonjë kushti tjetër i pabarabartë.

Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian. Artikulli u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.