Thirrje për shprehje interesi – Ekspert për zhvillimin e Strategjisë së Komunikimit për projektin “Vetëpunësimi dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”

Projekti “Vetëpunësimi dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini” është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Mali i Zi Kosovë 2014-2020. Projekti synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të të rinjve të papunë në regjionin kufitar Mal të Zi dhe Kosovë në lidhje me perspektivat e tyre të vetëpunësimit në ekonominë digjitale.

Ky projekt po zbatohet nga Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid, Shoqata për Teknologji – Lens, Qendra Liberale Demokratike dhe Qendra e Aftësive Kreative.

ADP-Zid, LENS dhe partnerët e saj janë ftojnë ofruesit e kualifikuar për të aplikuar për shërbimin e mëposhtëm:

  1. Ekspert për të zhvilluar Strategjinë e Komunikimit për projektin “Vetëpunësimi dhe Ndërmarrësi Sociale për Rininë”

Nëse plotësoni kriteret e mëposhtme dhe ju jeni të interesuar, për udhëzimet për aplikim dhe ToR, ju lutemi na shkruani në e-mailen info@ngolens.org deri më 10 maj 2019.

  • Së paku 5 vjet përvojë profesionale në sektorët: drejtpërdrejt ose tërthorazi në lidhje me shërbimin e kësaj kontrate;
  • Së paku 5 vjet përvojë profesionale në ofrimin e shërbimeve të ngjashme për organizatat e OShC’ve;
  • Të paktën pesë (5) detyra / shërbime të kryera brenda periudhës 2 vjeçare;
  • Së paku, Diplomë Akademike t Masterit për ekspertët e përfshirë ose diplomën e barasvlershme të Universitetit (ku është dhënë diplomë universitare pas përfundimit të një studimi në një universitet ose institucion të barasvlershëm);
  • Shkathtësi në gjuhën angleze, në të folur dhe të shkruar;
  • Njohuri kompjuterike;
  • Të jetë entitet i regjistruar legal.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Çdo individi i sigurohet mundësi e barabartë, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, mosha, orientimi seksual, origjina kombëtare ose etnike, aftësia e kufizuar, statusi martesor, statusi i veteranëve ose ndonjë kushti tjetër i pabarabartë.

 

Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian.

Ky artikull u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.