Thirrje për shprehje interesi – Ekspert për hartimin e një dokumenti të politikave mbi vullnetarizmin në Kosovë

Lens po kërkon një ekspert i cili do të angazhohet në hartimin e një dokumenti të politikave mbi vullnetarizmin në Kosovë dhe i cili do të punoj me grupin e punues i cili është iniciuar nga Zyra e Qeverisjes së Mirë, për hartimin e këtij dokumenti.

Dokumenti i politikave mbi vullnetarizmin do të bëhet në kuadër të bashkëpunimit rajonal ROUTE WB6 – i cili synon të krijojë një program rajonal vullnetarizmit, në mënyrë që të mobilizojë të rinjtë, dhe të përdorë vullnetarizmin për të përmirësuar bashkëpunimin ndëretnik, duke nxitur vlerat që çojnë në pajtim, stabilitet dhe prosperitet në mes të Partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

Dokumenti do të përdoret si instrument i politikave për krijimin e infrastrukturës së vullnetarizmit, bazuar në gjendjen aktuale të vullnetarizmit në Kosovë.

Për më shumë informacion klikoni në linkun me termet e referencës në vazhdim: https://www.ngolens.org/wp-content/uploads/2019/05/WB6-ToR-LENS-expert-for-Policy-Paper_Eng.pdf