Thirrje për propozime për grante të vogla

 “GrassRoots Action Support” – GRAS

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 16 maj 2019, ora 17:00h

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) janë duke implementuar projektin “GrassRoots Action Support – GRAS”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi kryesor i projektit “GrassRoots Action Support-GRAS” është të mbështesë konsolidimin e një kulture tolerante dhe demokratike në Kosovë duke forcuar menaxhimin e brendshëm, llogaridhënien dhe transparencën e shoqërisë civile në nivel lokal. Projekti ka dy objektiva specifike: 1) të përmirësojë të kuptuarit e OSHC-ve për proceset e politikave dhe të institucioneve e akterëve të tjerë relevantë për t’u mundësuar atyre që në mënyrë efektive të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me institucionet qeveritare, veçanërisht në nivel lokal; dhe 2) të zhvillojë kapacitetet e OSHC-ve me qëllim që të rritet në mënyrë efikase pjesëmarrja e tyre në procesin e hartimit të politikave.

Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti synon të mbështesë OSHC-të lokale, në veçanti organizatat me bazë në komunitet, për të kryer aktivitetet e tyre në ndikimin e vendimmarrjes publike përmes kontributeve të tyre profesionale / teknike dhe monitorimin e funksionimit të institucioneve publike.

Fushat kryesore tematike të ndërhyrjes janë:

  1. Qeverisja e mirë: pjesëmarrja qytetare dhe llogaridhënia lokale
  2. Drejtësia Sociale: të drejtat socio-ekonomike
  3. Kultura dhe trashëgimia kulturore në nivel lokal

Dispozitat financiare:

Kjo thirrje për propozime do të ofrojë një minimum prej 10 grantesh për projektet me bazë në komunitet.

Shuma minimale për mbështetje financiare është EUR 6,000 dhe shuma maksimale është EUR 12,000

Financimi do të mbulojë 100% të buxhetit të përgjithshëm të projektit. Sidoqoftë, përparësi do t’u jepet aplikacioneve me bashkëfinancim të siguruar prej së paku 5% të kostos totale të projektit.

Kohëzgjatja:

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të granteve të vogla  duhet të zgjasin minimum 6 muaj dhe maksimum 12 muaj. Asnjë zgjatje nuk mund të planifikohet ose të jepet me këtë thirrje. Aplikanti duhet të specifikojë datat dhe kohëzgjatjen e saktë të aktivitetit në formularin e aplikimit.

Kush mund të aplikojë?

  • OShC lokale të regjistruara në Kosovë
  • Organizatat jo-fitimprurëse, shoqatat apo fondacionet
  • OSHC-të tëcilat janë në gjendje të ofrojnë dokumentet e regjistrimit të organizatës (certifikatën e regjistrimit, certifikatën e numrit fiskal) dhe provën që kanë plotësuar të gjitha detyrimet ndaj shtetit, përfshirë Administratën Tatimore dhe informacione të llogarisë bankare)

Sesionet informative:

  • Gjakovë – 23 prill, 10:00 – 13:00, Qendra Rinore / Zyret e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal
  • Pejë – 24 prill, 10;00 – 13:00, Qendra Rinore Zoom
  • Gjilan – 25 prill, 10:00 – 13:00, Qendra Rinore Gjilan
  • Mitrovicë – 26 prill, 10:00 – 13:00, Zyret e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal në Veri
  • Ferizaj – 02 maj, 12:00 – 15:00, Salla e Kuvendit Komunal, Rr. Dëshmorët e Kombit p.n
  • Prizren – 03 maj, 10:00 – 13:00, Kino Lumbardhi, Rr. Remzi Ademi nr 4
  • Prishtinë – 08 maj, 10:00 – 13:00, Qendra e Resurseve, Forumi për Iniciativë Qytetare, (FIQ), Pejton, Rruga Pashko Vasa nr.1

Procesi i aplikimit:

Dorëzimi i aplikacioneve mund të bëhet në dy forma:

  • Shkarkimi i formularëve nga ueb faqja e projektit grasks.com, plotësimi dhe dorëzimi me e-mail në gras@iksweb.org , ose
  • Aplikimi përmes e-tool, një formulari të aplikimit online i cili mund të qaset nga vegëza https://grasks.com/apliko-online-rundi-ii/ dhe i cili udhëzon aplikuesit gjatë gjithë procesit të plotësimit të aplikacionit në një format të mësimit hap pas hapi.

Të gjitha aplikacionet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

Pyetjet në lidhje me këtë thirrje për propozime mund të shkruhen dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze, në gras@iksweb.org