THIRRJE E HAPUR PËR ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE QË JANË GATI PËR TË SJELLUR NDRYSHIM NË FUSHËN E TYRE TË VEPRIMIT

A dëshironi të sillni inovacion në fushën tuaj dhe të provoni të krijoni një produkt efektiv, shërbim apo një model të ri të bashkëpunimit që mund të ju sjell vlerë të shtuar në punën tuaj?

Ne e dijmë që aktivitetet tuaja ditore dhe ngarkesa e madhe në punë, nuk ju jep hapësirë për të ri-menduar një qasje të re për përfituesit e Programeve tuaja, dhe për nevojën apo problemet që duhet të zgjidhen në komunitetin tuaj. Kjo shpesh ju bën të mendoni që zgjidhja e këtyre problemeve është pothujse e pamundur.

Në mënyrë që të ju japim një energji të re për punën e rëndësishme që ju po bëni, poashtu të ju ofrojmë zgjidhje të reja për organizatën tuaj dhe komunitetin, ne ju inkurajojmë që të aplikoni në programin tonë për Zhvillim Inovativ.

CKA OFROJMË NE?

  • Proces Kualitativ dhe Inovativ të zhvillimit social, ku ne do të trajtojmë idenë tuaj, nga koncepti në realizim praktik/prototip;
  • Ekskluzivitet në praktikimin e metodologjisë më të re inovative që mund të aplikohet edhe në raste/procese tjera;
  • Aplikim me Qasjen Multi-sektoriale, që në punën tuaj është një mënyrë e re për të ndërtuar një relacion të fortë me të gjithë akterët nga sektoret tjera, dhe për të krijuar sinergji që i pëgjigjen nevojave të target grupit tuaj;
  • Kuptim më të mirë të nevojave të përfituesve tuaj duke trajtuar nevojat e tyre nga një perspektivë tjetër;
  • 2 ditë trajnim për zhvillimin e prototipit/zgjidhjes;
  • Manual që shpjegon më detajisht procesin;
  • Punë interesante dhe interaktive me shumë argëtim;

 

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Thirrja është e hapur për të gjitha organizatat nga shoqëria civile, nga ato që sapo janë themeluar, në ato që operojnë për shumë kohë. I vetmi kriter është që organizata të aplikoj me një problem që duan të trajtojnë, dhe po ashtu të shfaqin motivim të fortë dhe përkushtim maksimal përgjatë gjithë procesit.

Të gjitha entitetet që i përmbushin 3 elementet më poshtë, janë mëse të mirëseardhura të aplikojnë:

QASJA MULTI-SEKTORIALE INOVATORËT NDRYSHIMI I KOMUNITETIT
Organizatat nga shoqëria civile që janë të gatshme të aplikojnë qasjen multi-sektoriale për të dizajnuar zgjidhje inovative:

 

Pse ekip multi-sektorial?

Sepse…

Ju duhet të largoheni nga mënyra e zakonshme e të të menduarit që e përdorni çdo ditë në punë;

Ju keni nevojë për njerëz që në një anë ju sfidojnë të menduarit e zakonshëm, por në anën tjetër ju sjellin një ekspertizë të re që ju duhet për zgjidhjen e problemit;

Ndoshta ju duhet që përfituesit e Programeve tuaja të jenë pjesë e ekipit për të kontribuar në zgjidhje;

Ne dëshirojmë të përfshijmë njerëz të ri nga fusha e Ndërtimit të paqes dhe Zgjidhjes së Konflikteve dhe të dëshmojmë se Ndërtimi i Paqes mund të ndodhë kudo, dhe ne të gjithë jemi përgjegjës dhe mund të kontribojmë në këtë aspekt;

 

Organizatat nga shoqëria civile që janë gati për të sjellur inovacion në fushën e tyre të veprimit, duke zhvilluar prototipe të produkteve apo shërbimeve.

Ky program nuk rekomandohet për organizata që kanë vetëm për qëllim të mësojnë procesin, pasi që ne dëshirojmë të zhvillojmë prototipe inovative në fund të procesit, dhe ti testojmë ato në të ardhmen.

Ky element i takon plotësisht procesit të Ndërtimit të Paqes dhe Pajtimit, por ne po e quajmë ndryshe, për të ju motivuar juve që të lexoni më tej, përshkak se për ne, Ndërtimi i Paqes ndodhë në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe mund të arrihet përmes programeve të ndryshme gjithëpërfshirëse.

Kjo është detyra e seciles prej organizatave që punojnë me/për komunitetin, por në veçanti me komunitete të etniteteve të ndryshme.

Nëse jeni të gatshëm të kontriboni në ndryshimin e komunitetit/Ndërtimit të Paqes përmes zhvillimit të modeleve, produkteve apo shërbimeve me anëtarë nga sektorë të ndryshëm, ju jeni kandidati i duhur për këtë Program!;

 

SI TË APLIKONI DHE SI ËSHTË PROCESI I SELEKTIMIT?

HAPI 1 –  përshkruani problemin dhe na tregoni me pak fjalë cili është motivimi i juaj si organizatë për të marrë pjesë në këtë proces duke përdorur formen e aplikimit.

Pasi që ta plotësoni Formën dërgoni atë në këtë email: office@ngolens.org

HAPI 2 – selektimi i 4 organizatave dhe nënshkrimi i kontratave të pjesëmarrjes; fatkeqësisht ne mund të ofrojmë këtë shërbim për vetëm 4 organizata, prandaj ju inkurajojmë që të përgatisni një deklaratë të fortë të movimit.

HAPI 3 – FILLONI APLIKIMIN

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 12 Prill, 2019

Data e fillimit të procesit: 16 Prill, 2019

Data e trajnimit: 6-8 Maj, 2019

Ne ju dëshirojmë fat me procesin e aplikimit dhe urojmë të ju shohim në Trajnim!

Ekipi i trajnerëve,
Zana Cana & Hana Ilazi