Të rinjtë dhe mediat

LENS ju fton të merrni pjesë në takimin e organizuar për të martën me 1 Prill 2014 në Qendrën Informative dhe kulturore të BE-së.

 

Në këtë ngjarje do të prezantohen gjetjet e hulumtimit “Të rinjtë dhe mediat”, të zhvilluar në 11 vende të Evropës Juglindore gjatë muajve Qershor-Gusht 2013.

Hulumtimi ka adresuar çështje si: shprehitë e përdorimit të mediave tradicionale dhe të reja, edukimin medial, pozitën e të rinjve në media dhe nevojat e tyre nga ky sektorë.

Ky ka qenë hulumtimi i parë në këtë lëmi në Kosovë dhe LENS ka kënaqësinë të ju ftojë në prezantimin dhe diskutimin e rezultateve të nxjerra me këtë rast.