Shërbimet online të ofruara nga qeverisja lokale në Kosovë

Lens është duke bërë një hulumtim mbi praninë dhe shërbimet online të ofruara nga qeverisja lokale duke analizuar dhe monitoruar ueb-faqet zyrtare te komunave te Kosovës.

 

Hulumtimi është ndarë në dy pjesë, në atë se sa shumë informacione përmban një ueb faqe dhe sa janë të nevojshme ato informacione për qytetarët.

 

Jeta e Uebit apo ajo virtuale është bërë pjesë e pa ndashme e shoqërisë globale në vitet e fundit. Sipas disa statistikave të publikuara nga STIKK 76% e kosovareve kanë qasje në internet. Kjo na jep një pasqyre që interneti shfrytëzohet në mase te madhe.

 

Prania online e Komunave para së gjithash është me rëndësi praktike për qytetarët por mbetet njëkohësisht me interes edhe për vetë komunat duke u mundësuar atyre të prezantojnë punën e tyre, të komunikojnë drejtpërdrejtë me qytetarët dhe grupet e interesit, por edhe duke u mundësuar atyre ngritje të transparencës gjatë punës.

 

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, komunikohet se  te gjitha komunat e Kosovës janë prezente online me ueb faqet e tyre përkatëse që nga fund viti 2009 dhe kanë një platformë bazike të njëjtë të ueb faqeve.

Hulumtimin e tij Lens po e zhvillon duke monitoruar dhe analizuar sasinë e informacioneve te publikuara, sasinë e informatave mbi shërbimet komunale dhe mënyrën e gjetjes se informatave të nevojshme në ueb faqet komunale.

 

Lens është duke matur sasinë e informatave qe shfaq secila ueb faqe gjithashtu është duke matur rëndësinë e atyre informatave për qytetarin. Sa e ka te vështirë një qytetar/përdorues i kyçur ne rrjet te gjej informacionin e kërkuar ne ueb faqen komunale dhe a ekziston ai informacion ne atë ueb faqe.

 

Gjithashtu Lens është duke analizuar informatat që e përmbajnë një ueb faqe komunale, duke pare se sa te dhëna për komunën ndodhen ne ato informata dhe sa te dobishme janë për qytetaret ato informacione.

Lens do te dal me raport te detajuar për secilën komune, krahasimet statistikore dhe përmbledhje se çfarë përmbajtje kanë dhe si behet rifreskimi i ueb faqeve ne baza ditore, javore dhe mujore. Faza e parë e hulumtimit do te finalizohet ne fillim te muajit maj 2014.