Rregullatori yt

Lens është duke realizuar një analizë të kornizës dhe
funksionit të autoriteteve rregullatore që punojnë në Kosovë.

Projekti ynë i fundit “Rregullatori yt” synon rritjen e
llogaridhënies dhe transparencës me financat publike. Ky
projekt mbështetet nga KFOS – Fondacioni i Kosovës për
Shoqëri të Hapur.
Projekti konsiston në analizimin e dhjetë autoriteteve
rregullatore që rregullojnë tregjet e rëndësishme të Kosovës.
Analiza do të prodhojë një hartë dhe vizualizim të
informacionit mbi punën e autoriteteve rregullatore të
pavarura në vend. Projekti promovon llogaridhënien dhe
transparencën në menaxhimin e burimeve publike.

Më shumë rreth projektit mund të gjeni në
www.rregullatori.com