Për herë të parë në Kosovë organizohet Java e Ndërmarrësisë Sociale

Organizata Lens nga data 12 deri më 16 Nëntor 2018 organizon për herë të parë në Kosovë Javën e Ndërmarrësisë Sociale. Organizimi i kësaj jave bëhet me qëllim të promovimit të ndërmarrsisë sociale në vend dhe ofrimit të përkrahjes strategjike dhe teknike për ndërmarrjet sociale në zhvillimin e mëtejmë të veprimtarisë së tyre. Aktivitet që do të zhvillohen gjatë kësaj javë përfshijnë:

  1. Konferenca për Ndërmarrësi Sociale, e cila mbahet më datën 13 Nëntor nga ora 16:30 në Auditoriumin e Ri të Bibliotekës Kombëtare dhe e cila paraqet aktivitetin qendror të kësaj jave. Më shumë detaje dhe thirrja për këtë konferencë mund ta gjenden këtu. Kjo konferencë do të jetë e hapur për publikun.
  2. Akceleratori i Ndërmarrjeve Sociale: Bootcamp IV, i cili do të mbahet gjatë datave 14, 15 dhe 16 Nëntor.
  3. Uncharted Lab (Laboratori i ndërmarrjeve sociale), i cili do të mbahet nga datat 12 deri më 16 Nëntor.
  4. Panairi i Ndërmarrjeve Sociale, i cili do të mbahet më datën 13 Nëntor nga ora 11:00 deri në 16:00 dhe ku do ndërmarrjet sociale kosovare do të kenë mundësi të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ky panair do të jetë i hapur për publikun.
Agjenda e Javës së Ndërmarrësisë Sociale
Ora E hënë, 12 nëntor E martë, 13 nëntor E mërkurë, 14 nëntor E enjte, 15 nëntor E premte, 16 nëntor
8:00 Paraqitje Televizive e ndërmarrjeve sociale Sesion Mentorimi: Women Wellness Center
9:00 Sesion Mentorimi: OJQ THY Sesion Mentorimi: AMC Health Përgatitja e prezantimeve nga ndërmarrjet sociale pjesëmarrëse Pitching Event (Prezantimi i prototipeve të bizneseve të zhvilluara gjatë programit të mbështetjes direkte strategjike)
10:00 Sesion Mentorimi: Sh.G.F. Krusha e Vogël Sesion Mentorimi: Down Syndrome Kosova
11:00 Panairi i produkteve dhe shërbimeve të ndërmarrjeve sociale vendore Sesioni Mentorimi: Aureola
12:00 Dreka Koktej Përmbyllës
13:00 Sesion Mentorimi: Diakonie Kosova
14:00 Sesion Mentorimi: Termokiss
15:00 Sesion Mentorimi: Feniks
Koktej
16:00 Sesion Mentorimi: GoBike
Konferenca e Parë Ndërmarrësisë Sociale
17:00
18:00
19:00
20:00