Laboratori i ndërmarrjeve sociale

Organizata LENS është duke mbajtur programin e trajnimeve (laboratorin e ndërmarrjeve sociale) për ndërmarrësit e rijnë. Laboratori i ndërmarrjeve sociale është duke u mbajtur në partneritet me Uncharted dhe është përkrahur nga organizata People in Need.

Ky trajnim ju mundëson kandidatëve të përvetësojnë teknikat të cilat ju mundësojnë të kuptojnë nevojat e konsumatorëve dhe të tregut, dhe pastaj të krijojnë modele reale të biznesit.

Ndërmarrësit nga ky program do të mësojnë për hapat e krijimit të një prototipi të biznesit:

Dita e pare: Pjesëmarrësit do të mësojnë për krijimin e vlerës dhe pozicionin në treg.

Dita e dytë: Krijimi i prototipit

Dita e tretë: Krijimi i bashkëpunimeve (së bashku me mentor),

Dita e katërt: Planifikimi strategjik

Dita e pestë: Takimi me mentor, prezantimi i punës

Në ditën e fundit kandidatët do të prezantojnë prototipin e biznesit të tyre, përballë jurisë së përzgjedhur nga organizata LENS.