Ftohen të rinjtë që të dërgojnë punimet e tyre me temë punësimin dhe politikat e punësimit

YOU SEE- Platforma për inovacion social në punësimin e të rinjve fton të rinjtë mendimtarë dhe aktiv në shoqëri, si dhe artistët, që të dërgojnë aplikacionet me idetë e tyre brilante ose veprat artistike me temë punësimin të të rinjve në rajonin e Evropës Juglindore, shikuar nga perspektiva rinore.

 

Afati për aplikim 22 Maj 2015

Përshkrimi:
Qëllimi i kësaj gare është që të promovojë opinionin e të rinjve në lidhje me politikat e punësimit në Ballkan dhe Turqi, apo edhe më gjerë në tërë Evropën. Kronikat më të mira ose veprat artistike më të spikatura do të shpërblehen dhe promovohen në publik si qëndrimi i të rinjve për politika më të mira dhe më efikase të punësimit.

Ne besojmë në kreativitetit tuaj, si pjesëtar të komunitetit rinor dhe jemi të bindur se ju e dini saktësisht se cilat janë sfidat që i hasni kur i qaseni tregut të punës.
Për orientim, përdorni idetë e mëposhtme:
– Mund të na prezantoni shembuj ose tregime nga fshati, qyteti ose vendi juaj, të cilët tregojnë se sa dhe si po ndikon papunësia në komunitet.
– Na jepni një prezantim të gjendjes aktuale, shkaqeve dhe pasojave të papunësisë së të rinjve në Ballkan, Turqi e më gjerë në Evropë.
– Promovoni mendimin kritik mbi politikat e punësimit në regjion,
– Promovoni inovacionin social në fushën e punësimit të të rinjve
– Promovoni praktikat e mira në përfshirjen e grupeve të cenuara në komunitetin tuaj, ose nga shembujt që keni dëgjuar dhe që mund të jenë frymëzues në këtë drejtim (p.sh. përfshirja e të rinjve nga lagje/vende problematike, zonat rurale dhe të pazhvilluara, e të rinjve me aftësi të kufizuara, etj.).
– Na jepni një mesazh të fuqishëm në lidhje me politikat e punësimit, që ta përcjellim më gjerë tek vendimmarrësit dhe politikbërësit, apo edhe ta ngrisim si çështje për debat më të gjerë…
– Mesazhe me tekst/video për ta thyer apatinë e përgjithshme në lidhje me papunësinë e të rinjve dhe për të përçuar një mesazh pozitiv.

Kush mund të aplikoj:
-Individët apo grupe të të rinjve nga mosha 18 në 35 vjeç;
– Në garë pranohen punime nga të rinjtë nga Evropa Juglindore, Turqia dhe pjesa tjetër e Evropës.

Shpërblimet:
Kategoria e I- Kronikat
– Kronika më e mirë- autori-ja do të ftohet për të marrë pjesë dhe për të prezantuar punën në konferencën rajonale për punësim, që do të mbahet në Nëntor 2015 në Bosnje dhe Hercegovinë
– 10 kronikat më të mira do të publikohen në mediat rajonale si dhe në ueb-faqet e partnerëve të projektit, bashkë me kronikat e shkruara nga ekspertët.

Kategoria e II- Videot
– Video më e mirë- autori-ja do të ftohet për të marrë pjesë dhe për të prezantuar punën në konferencën rajonale për punësim, që do të mbahet në Nëntor 2015 në Bosnje dhe Hercegovinë
– 3 videot më të spikatura do të përdoren si material trajnues nga trajnerët e platformës YouSEE, gjatë aktiviteteve edukative mbi punësimin e të rinjve.

Kategoria e III- Teknikë e lirë
– Punimi më i mirë- autori-ja do të ftohet për të marrë pjesë dhe për të prezantuar punën në konferencën rajonale për punësim, që do të mbahet në Nëntor 2015 në Bosnje dhe Hercegovinë

Varësisht nga forma, punimet më të spikatura do të promovohen përgjatë projektit ose do të publikohen në ueb faqe si material edukativ.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar duhet të plotësoni këto kushte:

-Të gjitha materialet duhet të jenë në gjuhën angleze ose të titruar në gjuhën angleze.
-Për kronika, teksti duhet të mos jetë më i gjatë se 2500 fjalë, as më i shkurtër se 1200 fjalë.
-Videot dhe kronikat do të vlerësohen si kategori të ndara I dhe II, ndërsa të gjitha materialet tjera do të shqyrtohen në kuadër të kategorisë së III, si materiale të teknikës së lirë për tu zgjedhur.
-Materialet që i shkelin të drejtat e pronës intelektuale ose të drejtat e autorit të tretë, do të skualifikohen.

Dërgoni punimet tuaja në seeyoucontributors@gmail.com, më së voni deri më 22 Maj 2015, 23:59h.

Vlerësimi do të bëhet nga një juri ndërkombëtare nga Evropa Juglindore dhe Turqia-
Fituesit dhe puna e tyre do të promovohet në faqen tonë në facebook me 1 Qershor 2015.

Thirrja e origjinale në gjuhën angleze mund të konsultohet këtu.