Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e Parë për Ndërmarrësi Sociale

Organizata Lens, në kuadër të programit për: Mbështetje Strategjike të Ndërmarrjeve Sociale në Kosovë, përkrahur nga Enhancing Youth Employment EYE dhe në vazhdën e aktiviteteve për zhvillim të ndërmarrësisë sociale në Kosovë, organizon Konferencën e Parë Kombëtare për Ndërmarrësi Sociale me datë 13 nëntor 2018.

Qëllimi i konferencës është promovimi i ndërmarrësisë sociale në Kosovë, prezantimi i të arriturave dhe adresimi i sfidave në këtë fushë.

Konferenca do të mbahet në kuadër të Javës së ndërmarrësisë sociale në Kosovë e cila është gjithashtu pjesë e Javës globale të ndërmarrësisë, dhe do të bashkojë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtar të fushës, përfaqësues të organizatave që përkrahin ndërmarrësinë sociale, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të ndërmarrje sociale që veprojnë në Kosovë dhe studentë e qytetarë entuziastë të kësaj fushe.

Përvojat dhe historitë e suksesit do t’i ndajnë me të pranishmit ndërmarrës social të suksesshëm nga vendi, ndërsa folës kryesorë të konferencës do të jenë ekspertët e ndërmarrësisë sociale të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, Indira Kartallozi, drejtoreshë e Kaleidoscope Futures dhe themeluese e Migrant Entrepreneurs International dhe Mentor Dida nga Ashoka’s Youth Venture.

Konferenca do të mbahet nga ora 16:30 deri në 19:30 në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Kombëtare (Hapësirat e VentureUP).

Regjistrimi për pjesëmarrje në konferencë është i hapur deri më 09 Nëntor 2018 përmes linkut: https://bit.ly/2yKqNc0