BootCamp-i bashkon të rinjtë nga Kosova dhe Mali i Zi

Me mbështetjen financiare të programit ndërkufitar IPA II, partnerët e projektit “SESEY” kanë realizuar një trajnim pesë ditorë synimi i të cilit ka qenë të mbështetshin të rinjtë nga zona kufitare Mali i Zi – Kosovë për zhvillimin e start-up’ve, në shkëmbimin e ideve si dhe në krijimin e mundësive për të i lidhur me bashkëmoshatarët e tyre.

Pjesëmarrësit njashtu kanë pas mundësinë të forcojnë dhe zgjerojnë njohurit të tyre në dizajnimin e ideve duke i kthyer në prototipa dhe në iniciativa që do të mund të adresonin nevojat e komunitetit dhe të rinjëve. Nga ky aktivitet, të pranishmit kanë vazhduar të përfitojnë duke mësuar se si të rinjt mund të përdorin teknologjinë për zhvillimin e ideve, sikurse edhe janë familjarizuar me konceptet e “crowdfunding” .

Aktiviteti i quajtur “BootCamp” është mbajtur njëkohësisht në te dy anët kufirit, në Kosovë dhe në Mali i Zi, njëri në Pejë dhe tjetri në Ulqin.

Teknologjia dhe interneti ka mundësuar të tejkalohen barrierat për organizimin e aktivitetit – pavarësisht sfidave dhe situatës me COVID-19 me të cilën po përballen shoqërite nga te dy vendet. Në këto kushte, pjesëmarrësit kanë takuar virtualisht kolegët e tyre në anën tjetër të kufirit. Në anën tjeter, mentorët e programit u kanë ofruar pjesëmarrësve mbështetjen e nevojshme përmes ndarjes së informacionit dhe udhëzimeve në krijimin e prototipave dhe artikulimin e ideve.

Aktiviteti është realizuar gjatë muajit korrik (10 – 14) dhe është si vazhdimësi e programit të krijuar nga i2 Space, si pjesë e projektit “SESEY”.

Për më tepër, hapësirat për ide dhe inovacion “i2 Space” janë hapësira inovative shoqërore, me shtrirje në internet, ku të rinjtë ndajnë interesat e tyre në teknologji, mbajnë takime, punojnë në projektet e tyre dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Një hapësirë e tillë është vendosur në Pejë dhe tjetra në Podgoricë.

Përmes projektit “SESEY” është duke u krijuar komuniteti dinamik në zonën kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi, ku të rinjtë nga gjashtë komuna Pejë, Istogu, Deçan, Podgoricë, Rozhajë dhe Berane janë përfitues të programit dhe ku do të inkurajohen për shkëmbim të ideve, njohurive dhe aftësive.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini/Self-Employment and Social Entrepreneurship for Youth – SESEY” dhe po zbatohet nga LENS, Association for Democratic Prosperity – ADP-Zid, Liberal Democrat Centre, dhe Creative Skills Center. Mbështetet përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II Mali i Zi – Kosovë 2014 -2020, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti ka për qëllim të përmirësojë qasjen në tregun e punës për të rinjtë e kësaj pjese dhe do të inkurajojë grupet e rrezikuara sociale për të marrë pjesë në shoqëri. Më tej, të rinjtë kanë mundësinë unike për të përfituar forcim të aftësive, kompetencave, shkëmbim ndëretnik të ideve rreth praktikave novatore shoqërore dhe për pjesëmarrje në sektorin e ekonomisë digjitale.

Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian.

Artikulli u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.