ARKEP publikon raportin e parë për kualitetin e shërbimeve të komunikimeve elektronike

Lens, si organizatë që ka në thelb të punës së vetë teknologjinë dhe qasjen më të mirë e kualitative në shërbimet e komunikimit, e përshëndetë publikimin e këtij raporti dhe mbështetë fuqishëm monitorimin e kualitetit të shërbimeve të komunikimeve elektronike.

 

Javën e kaluar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar raportin e parë vjetor mbi kualitetin e shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Të dy operatorët kanë qenë të obliguar që për çdo vit të raportojnë për kualitetin e shërbimeve sipas Rregullores për QoS. Deri më tani këto të dhëna edhe pse janë publikuar, nuk janë përpunuar më tutje nga ARKEP. Për raportin e parë sipas planit përkatës, ARKEP ka bërë matjet e vlerave të njëjta për të cilat ka ofruar krahasimet përkatëse midis vlerave të deklaruara, atyre të raportuara dhe matjeve nga autoriteti.
Ky raport nga ARKEP-i vjen pas analizës së parametrave të kualitetit të shërbimeve të dy operatorëve kryesorë në Kosovë PTK dhe IPKO, buron nga platforma e ARKEP për matjen e kualitetit të shërbimeve e cila nuk është bërë publike.

Për këtë raport është analizuar:
-Komunikimi me zë në telefoninë fikse dhe atë mobile, brenda rrjetit të operatorëve bashkë me ndërlidhjen midis tyre.
-Komunikimi me SMS në telefoninë mobile, brenda rrjetit të operatorëve bashkë me ndërlidhjen midis tyre.
Aktualisht mbesin ende të pa përcaktuara normat e kërkuara nga ARKEP-i për të siguruar shërbime kualitative, të cilat duhet të ishin specifikuar nga rregullorja për kualitetin e shërbimeve dhe ajo për atorizimet e përgjithsdhme. Gjithashtu, në këtë raport mungojnë analizat e kualitetit për shërbimin e internetit. Në vazhdim gjeni disa nga karakteristikat më të theksuara të këtij raporti për tipin e komunikimeve përkatëse.

Për telefoninë fikse:
ARKEP ka konstatuar se kualiteti i zërit (i vlerësuar sipas algoritmit PESQ të adoptuar nga ITU) është i kënaqshëm dhe më i mirë se sa që është raportuar nga vetë operatorët.
-Në rastin e PTK-së ka ndryshime në raportin e thirrjeve të dështuara të cilat sipas matjeve të ARKEPit rezultojnë më të larta se sa që janë raportuar.
-Për operatorin IPKO, ARKEP ka gjetur ndryshime në shpejtësinë e realizimit të thirrjeve kombëtare, në ç’rast vlerat e matura tregojnë për vonesa dyfish më të mëdha se sa që është paraqitur nga operatori.

Për telefoninë mobile:
-Kualiteti i zërit mbetet i kënaqshëm/pranueshëm
-Të dy operatorët duhet të zvogëlojnë raportin e thirrjeve të dështuara si dhe kohën e vendosjes së thirrjes.

Lens përkrahë këtë raport dhe inkurajon ARKEP-in që edhe më tutje të shtojë vemendjen tek mbikqyrja e kualitetit të shërbimeve të komunikimeve elektronike; veçanërisht në drejtim të përcaktimit të vlerave minimale të parametrave dhe mbikqyrjes së kualitetit edhe për shërbimin e internetit.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.