APLIKO – Bëhu anëtarë në i2 SPACE

LEXO artikullin në:  SRB | ENG

i2 Space është hapësirë inovative shoqërore, me një shtrirje në internet, ku njerëzit ndajnë interesat e
tyre në teknologji, mbajnë takime, punojnë në projektet e tyre dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Një hapësirë
e tillë do të vendoset në Pejë dhe do të krijohet komuniteti dinamik në zonën ndërkufitare, e cila do të
nxisë shkëmbimin e ideve, njohurive dhe aftësive midis të rinjve.

Kjo thirrje është një mundësi e veçantë për të qenë pjesë e komunitetit i2 Space, ku të rinjtë (nga PEJA, ISTOGU dhe DEÇANI) sikurse ti, me një interes për zhvillimin e prototipave dhe startup-ve mund të mblidhen për të bashkëpunuar, duke shkëmbyer ide, pajisje dhe njohuri.

Çfarë është I2 Space?

  • Hapësirë për zhvillimin e ideve dhe inovacioneve;
  • Komunitet ku do të gjeni mbështetje;
  • Komunitet në të cilin do të gjeni rrugën më të shpejtë – nga ideja në realizim;
  • Komunitet në të cilin zhvilloni aftësi të reja dhe krijoni kontakte;
  • Mjedisi për zhvillimin e prototipave dhe startup-ve – por edhe një vend ku dështimi nuk kushton.

Duke qenë anëtar ju do te keni…

  • Qasje në pajisje teknologjike dhe hapësirë për shfrytëzim;
  • Mbështetje dhe mentorim gjatë zhvillimit të prototipave dhe ideve për startup;
  • Program trajnimi për aftësi mbështetëse në biznes;
  • Kurse online si vazhdim i mbështetjes nga programi i trajnimit;
  • Pjesëmarrja në ngjarje të projektit dhe nëpër takime tematike të organizuar nga I2Space.

Duke qenë pjesëmarrës ju do të keni…

  • Mundësi për të testuar dhe përmirësuar njohuritë tuaja në mënyrë praktike (në Kodim,
    Marketing Digjital, Fotografi, Dizajn Grafik, 3D Printim, dhe Elektronik);
  • Mbështetje këshilluese dhe logjistike sipas kërkesës;
  • Mundësi për t’u lidhur me njerëz nga fusha të ndryshme, në drejtim të zhvillimit të një ideje të
    përbashkët biznesi;
  • Mundësi për përdorimin e pajisjeve dhe materialeve – në shërbim të zhvillimit të ideve;
  • Mbështetje në zhvillimin e bashkëpunimit me palët e treta.

Për kë është I2Space?

  •  Për ty – nëse jeni e/i re/ri, ke një ide që dëshiron ta zhvillosh, pavarësisht nëse je në gjimnaz,
    student/e apo vetëm entuziast/e i teknologjisë – mbase kjo është tregimi për ty.
  • Nëse ndonjëherë jeni letargjik në lidhje me sfidat përpara dhe kërkoni një vend për të arritur
    potencialin tuaj, i2 Space ju hap derën;
  • Për tu anëtarësuar në i2 SPACE, fillimisht duhet të jeni nga Peja, Istogu apo Deçani;
  • Duhet të jeni 18 deri në 30 vjeç si dhe duhet të aplikoni në thirrjen për aplikim;
  • Aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në procesin e trajnimit si dhe të përzgjedhjes për të u bërë anëtar;
  • Anëtarësia, trajnimet, shfrytëzimi i hapësirave dhe pajisjeve në i2 SPACE janë pa pagesë.

APLIKO KËTU

i2 Space do të themelohet në kuadër të projektit “Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Ky projekt zbatohet nga LENS, Association for Democratic Prosperity – ADP-Zid, Liberal Democrat Centre, dhe Creative Skills Center. Mbështetet përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014 -2020, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian. Artikulli u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.