LENS është një organizatë e pavarur, jo politike dhe jo fitimprurëse, me bazë në Prishtinë, Kosovë. Është themeluar më 20 Maj 2010 nga ekspert të fushës së komunikimit dhe teknologjisë informative, aktivist të të drejtave të njeriut dhe entuziast të shoqërisë së hapur. Ideja e themelimit të LENS-it vjen si rezultat i interesit të përbashkët në rritjen e përdorimit të teknologjisë duke shfrytëzuar mundësitë që ajo ofron duke ngritur njëkohësisht vetëdijen rreth dëmeve si pasojë e keqpërdorimit të saj.

Fushëveprimi

Rritja e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare, mbrojtja e të drejtave të privatësisë, promovimi i medieve të lira dhe profesionale, mundësimi i ushtrimit të të drejtave të individëve dhe komuniteteve nëpërmjet qasjes më të mirë në informacion, inkurajimi i autoriteteve qendrore dhe lokale që të adresojnë më mirë nevojat e komunitetit.

 

Misioni ynë

Misioni i LENS-it është që të kontribuoj në zhvillimin e demokracisë dhe rritjen e cilësisë së jetesës nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjive moderne, inovacionit dhe qasjes më të mirë në informacion. LENS-i është i përkushtuar të përmirësoj qasjen në internet me kushte të përballueshme, të ndihmoj komunitetin në përdorimin e teknologjisë për zhvilluar dhe promovuar liritë dhe të drejtat e tij, të siguroj që politikat qeveritare të ndërlidhura me informacionin dhe komunikimin nuk janë kundërvepruese dhe t’u jap mundësi individëve, grupeve dhe organizatave që të përdorin teknologjinë informative dhe komunikuese për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.

 

Ekipi ynë
Driton Zhubi

Executive Director

Bardha Ahmeti

deputy executive director

Fitore Gashi

Web Developer

Rina Mehmeti

Administrative/ Finance Officer

Valmir Xhemajli

Project Coordinator



Anëtaret e Kuvendit
  • Pethrus Theuinzs, eksper i shoqërisë Civile
  • Johanna Hannsen, PhD, historiane dhe aktivste e të drejtave të njeriut
  • Krenar Gashi, Aktivist i Shoqërisë Civile
  • Rreze Halili, Asistente Prof. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i Prishtinë
  • Korab Zhuja,PhD, Inxhinier senior i softuarit