Privatësia është e drejta për të kontrolluar se kush çka din për ty, dhe nën çfar kushtesh.

Që nga themelimi, Lens është angazhuar për promovimin e të drejtës ne privatësi dhe mbrojtje më të madhe të të dhënave personale në Kosovë. Duke operuar në një grant nga Fondi Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në Mars të 2012 Lens ka publikuar analizën e parë e legjislacionit të ndërlidhur me privatësinë. Ky punim shërben si bazë e veprimeve të mëtutjeshme në lëmine e privatësisë dhe përditësohet në mënyrë konstante. Versionin fillestar e gjeni tek dokumentet ndërsa versionin e përditësuar këtu.

 

E drejta për të ndarë gjëra të ndryshme me familjen, shokët dhe kolegët tu. E drejta për të ditur se posta jote elektronike, të dhënat tua mjekësore e bankare janë të mbrojtura dhe të sigurta. Privatësia është qenësore për dinjitetin dhe autonominë njerëzore në të gjitha shoqëritë. E drejta për privatësi konsiderohet një nga të drejtat më themelore-që nënkupton se nëse dikush dëshiron t’jua marr atë, i duhet një arsye shumë e fortë.