Thirrje për pjesëmarrje në programin për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale (accelerator for social enterprises)

A jeni ndërmarrje sociale ose OJQ që operon si e tillë? A dëshironi të orientoni programet tuaja drejt ndërmarrësisë sociale? Aplikoni në kursin 12 ditor të trajnimeve për rritje të kapaciteteve të ndërmarrjeve sociale.

Organizata LENS në kuadër të programit për “Mbështetje direkte dhe strategjike për ndërmarrjet sociale në Kosovë” i mbështetur nga projekti i Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) – Enhancing Youth Employment project (EYE) fton të gjitha organizatat e interesuara të marrin pjesë në programin për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale.

Programi është i përgatitur nga ekspertët vendor me përvojë dhe sukses në skenën ndërkombëtare: Indira Kartallozi nga Kaleidoscope Futures dhe Mentor Dida nga Ashoka.

Përmbatja e trajnimeve përbëhet nga disa module ligjeratash mbi orientimin e strategjisë së organizatës drejt zhvillimit të qëndrueshëm (boot camp), menaxhimin efiçient të proceseve organizative, financa, shitje (trajnimet profesionale) dhe gjetje të fondeve (dragons den).

Të drejtë aplikimi kanë:

  1. Të gjitha entitetet të cilat operojnë nën principet e ndërmarrjeve sociale
  • Operojnë nën një kauzë shoqërore dhe krijojnë vlerë për shoqërinë
  • Kanë kujdes të veçantë për mirëqenien e komunitetit ose biodiversitetin
  1. Të gjitha entitetet të cilat dëshirojnë të orientojnë programin e tyre drejt ndërmarrësisë sociale ose prioriteteve të lartëcekura

Për të shprehur interesimin tuaj për pjesëmarrje në këtë program, duhet të plotësoni formularin e aplikimit:  https://bit.ly/2wXAlSy

Aplikimet mund të bëhen deri me datën 01 qershor 2018, ndërsa aplikuesit do të njoftohen për  përzgjedhje më së largu deri me datën 08 qershor 2018.