Aplikim i hapur për pjesëmarrje në punëtorinë për Media: “KUTIA E ANKESAVE”

LENS fton gazetarët e interesuar dhe përfaqësuesit e mediave për pjesëmarrje në punëtorinë një ditore “Kutia e ankesave”. Qëllimi i punëtorisë është që të ndahen informacione me gazetarë të cilët kanë interes ose raportojnë për të drejtat e konsumatorëve, punën e rregullatorëve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Kosovë.

Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të njoftohen për:

  • rolin e trupave rregullues të pavarur, në theks për Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) si dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP);
  • kompetencat e rregullatorëve në rastet aktuale – GDRP dhe tregu i telekomunikimeve elektronike;
  • kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi;
  • procedurat e monitorimit të tregut të telekomunikimeve;
  • procedurat e sigurimit dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve;
  • raportimi medial nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, të dhënave personale dhe procesim të sigurt të informacioneve elektronike;
  • procesin e monitorimit dhe llogaridhënies të autoriteteve rregulluese;
  • angazhimi i sektorit medial në adresimin e çështjeve që ndërlidhen me kualitetin e shërbimeve elektronike dhe lejimin e qarkullimit të lirë të informatave;
  • gjetjet kryesore prej analizës së projektit e cila shtjellon mënyrën e rregullimit të tregut të komunikimeve elektronike në Kosovë.

Kush mund të aplikoj?

Punëtoria është e hapur për gazetarë të cilët kanë së paku tre vite përvojë në fushën e gazetarisë, janë të angazhuar në media në Kosovë ose janë së paku në përfundim të studimeve të gazetarisë.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar duhet të mbushni formularin. Aplikimi është i hapur deri më datën 8 qershor 2018.

Plotëso formularin në këtu: https://bit.ly/2KZS3Xu

Sa kushton?

Punëtoria mbahet në gjuhën shqipe dhe serbe. Ofrohet PA PAGESË për të gjithë pjesëmarrësit.

Ku do të mbahet?

Punëtoria mbahet në Prishtinë më 11 qershor nga ora 10:00 – 15:00. Pjesëmarrësit do të njoftohen me kohë për procesin, për agjendën, kohën dhe lokacionin. Numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Kush e organizon?

Kjo punëtori organizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit “Rregullatori Yt” nga NGO LENS. Projekti ka për qëllim të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e punës së ARKEP dhe ASHMDP, dy autoriteteve kryesore që kanë ndikim në kualitetin dhe sigurinë e komunikimeve elektronike të Kosovës, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve në formën e lejimit të qarkullimit të lirë të informatave, kualitetit të tyre, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shkelja e privatësisë.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).